Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar masat e reja që institucioni që ajo drejton do t’i paraqesë Këshillit të Ministrave për shmangien e përhapjes së koronavirusit.
“Mbylljen e të gjitha bareve dhe lokaleve në Tiranë dhe Durrës;
Gjobë 5000 euro për të gjithë ata që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk vetëkarantinohen dhe për të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë dhe nuk vetëkarantinohen; 200 000 lekë gjobë për të gjithë baret që nuk zbatojnë vendimin për t’u mbyllur;
Vendosjen e distancës së sigurisë prej 1,5 metra për punonjësit te bizneset që nuk mbyllen;
Reduktimi i personelit të call center dhe sigurimi i distancave të sigurisë për çdo punonjës”, tha Manastirliu.