Gjuetia është sporti më i lashtë, që lidhet që nga ngjizja e njeriut, si një e drejtë e natyrshme, themelore dhe e domosdoshme, që për tu ushqyer e mbijetuar, duhej të sakrifikohej një qenie tjetër. Kjo përkonte me natyrën, njësoj si me shumë kafshë të egra, por edhe nga njerëzit armiqësorë. Me këto ligje të pamëshirshme të natyrës, jeta ishte e pasigurt, jopaqësore dhe joharmonike.
Njeriu si pjesë e çdo krijese, që nga fillimet e tij, ka ecur këmba-dorës dhe për evoluimin e tij, ka ndikuar shumë gjuetia, si për vetëmbrojtje nga egërsirat, por edhe për të siguruar ushqimin.
Me anë të gjuetisë fillestare e në vazhdim, u ndikua për gjetjen dhe përdorimin e mjete rrethanore si, hedhja e gurëve dhe e hunjve në formë shtize. Më pas, në kokat e shtizave u vendosën maja prej guri, kockash dhe më pas prej metali, përgjatë evolimit të njeriut nëpër epokat. Për të qenë më i përshtatshëm në përdorimin e tyre, njeriu nuk ndaloi përpjekjet e tij të kohës për të mbijetuar, të cilat e detyruan atë që të çohej gradualisht në këmbë, për të qenë, jo vetëm një zotërues sa më i aftë i armëve të gjahut, por edhe për mbajtjen dhe transportin e gjahut.
Nuk duhet harruar, se në këto përpjekje të para të evoluimit, gjuetia ka ndikuar gjithashtu natyrshëm por edhe domosdoshmërisht; edhe për shpikjen e formave të ndryshme të komunikimit verbal, duke filluar nga ato të gjuhës trupore, belbëzimeve dhe britmave, sipas emocioneve të përjetuara në rrethana të ndryshme. Të detyruar, ata kanë dashur të shprehin frikën, vendosmërinë, mbrojtjen, sulmin, organizimin, heshtjen, befasinë,…etj, jo vetëm ndaj shmangieve, përplasjeve dhe luftimeve me fise të ndryshme në kohë, por edhe ndaj egërsirave dhe ushtrimit të gjuetisë në rrethana të ndryshme.
Llogjikisht, kuptohet që gjuetarët më të zotë, kanë qenë gjithashtu, luftëtarët dhe udhëheqësit e tyre, të cilët spikasnin edhe nga inteligjenca e tyre më e lartë, janë detyruar fillimisht të fiksonin lëvizjet trupore dhe ato belbëzore, për reagimet e tyre bazike dhe kjo u ka shërbyer si një komunikim kodik, për jetën e tyre të përditshme, ku aktiviteti kryesor i tyre ishte gjahu, për të siguruar ushqimin nga mishi, veshmbathjet nga lëkura, armëve nga kockat dhe sinjalistikat me anë të tingujve, të dala nga boriet e formuara prej brirëve të kafshëve të ndryshme.
Gjuetia është bërë, si individualisht, por edhe në grupe, duke kërkuar, jo vetëm afësitë inteligjente që lartpërmenda, por edhe një përgatitje të mirë fizike, pasi, duhej të përballoje terrene të ndryshme natyrore dhe klimaterike, jo vetëm ditën por edhe natën.
Më vonë njeriu shpiku harkun dhe armë të tjera prej metali, si thikat e shpatat. Në momentin kur u shpik baruti, i cili u bë shkak edhe për shpikjen e armëve, ku më vonë bënë pjesë edhe çiftja, gjuetia mori një hov të madh.
Pak histori: Me evoluimin e njeriut ndër kohëra, falë përpjekjeve të para kërkimore të alkimistëve taoistë kinezë, të cilat i kishin filluar dhe vazhduar në vitet 156-87 para erës sonë, për qëllime mjekësore, si ajo për gjetjen e sekretit të jetës së përjetshme, zbuluan komponentët e parë fillestarë të formimit të barutit. Po në Kinë, në vitin 142 pas Krishtit, por edhe në vitin 300 pas Krishtit, janë dokumentuar shkrime që qartësojnë tre komponentët përbërës së barutit. Në vitin 700 të e.s, kinezët e përdornin barutin për fishekzjarrë dhe në vitin 904 të e.s, filluan ta përdornin për armë luftarake. Ky sekret u përhapë me shpejtësi nëpër botë, ku në vitin 1100 të erës sonë, ky sekret u mor dhe u përdorë nga vendet e Perandorisë Islame dhe në vitin 1242, mbërriti në Europë.
Pra, pasi u shpik baruti dhe armët, ku më vonë bënë pjesë edhe çiftja, gjuetia u pasurua akoma më shumë, me njohurit e fushës, ku gjuetarët fituan eksperienca dhe teknika të larmishme dhe të kohës, si njohja e natyrës ku popullohej nga kafshët, sjellja e tyre, evidentimi i gjurmëve, britmave dhe jashtëqitja e tyre,…etj, të cilat ndikonin drejtpërsëdrejti në gjueti.
Gjuetia, është një nga profesionet, sportet dhe tregtitë e para dhe nga më të rëndësishmet, në historinë e njerëzimit, që jo vetëm që ka ndikuar drejtpërsëdrejti në evoluimin e njeriut, por edhe në zhvillimin e komuniteteve dhe shoqërive, me anën e përfitimeve marramendëse nga kjo tregti. Madje nga gjuetia, kanë zanafillën edhe sportet e para, si hedhja e gjyles me origjinë nga hedhja e gurit, hedhja e shtizës, vrapimet me pengesa, hedhja e disqeve (e gurëve të sheshtë dhe të mbrehtë), …etj, të cilat janë popullore edhe nëpër lojërat lokale dhe ato olimpike.
Ky sport u trashëgua ndër breza, ku mbahet ende gjallë, edhe në Shqipëri dhe në rrethin tonë të Tepelenës. Po ndalem vetëm tek emrat e gjuetarëve dhe teknikat e tyre, pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në ditët e sotme.
Gjuetarët e kanë ushtruar gjuetinë e tyre sezonale, të kontrolluar dhe të kufizuar, si për kafshët dhe shpendët, duke zbatuar ligjet e kohës, për të mbrojtur dhe mbajtur një ekuilibër të gjeneratave të këtyre specieve, për të mos u zhdukur. Kjo bëhej me anë të “Shoqatës së Gjuetarëve”, e cila ishte aktive dhe kishte të regjistruar emrat e të gjithë gjuetarëve, markën e çifteve, lejet për mbajtjen dhe përdorimin, kualidimin e tyre sipas standardeve të kërkuara të sigurimit teknik, caktimi i sezoneve dhe kufizimeve të tjera për gjuetinë, siç ishte lloji i specieve dhe numri i asgjësimit të tyre për çdo sezon.
Gjuetia e kafshëve është bërë kryesisht ndaj, lepujve dhe derrave, por edhe ndaj ujqërve, dhelprave, kunadheve dhe çakallëve. Ndërsa për shpendët, e kanë ushtruar ndaj thëllëzave, pëllumbave të egër, pulave dhe gjelave të egër, mëllënjave dhe shpendëve të tjerë, si gushkuqët, gardelinat, çafkoshët, shtëpot apo të njohur ndryshe edhe si harabelat shtëpiak, …etj. Gjuetia e tyre është bërë me çifte, leqe, çarke, por tek disa shpendë edhe me anë të llastiqeve.
Për gjuetinë specieve të ujit, si ngjalat, troftat, gerlanët, pestrofat, barkaçët dhe mustakët, i kapnin me përdorimin e kallamave, fillodoreve, fluturave, koshave, perzevolave, pushkëve të ujit, por në disa raste i kapnin edhe me dorë, të cilët kanë gjuajtur në të gjitha stinët e vitit. Gjuetarët me pushkë uji, përgjatë zhytjeve në Vjosë dhe Drino, kanë gjetur edhe midhje. Të gjithë këta gjuetarë, e kanë ushtruar gjuetinë, si ditën edhe natën, në distanca dhe periudha të ndryshme kohore, që zgjasnin nga disa orë, deri në dy-tre ditë.
Në vazhdim, po sjell një historik të shkurtër, për gjuetinë dhe të gjithë gjuetarët e rrethit të Tepelenës.
Për të marrë të dhëna për gjuetarët e qytetit të Memaliajt ndër vite, si emrat e tyre, markat e çifteve që përdornin, emrat e zagarëve dhe detaje të tjera, pata fatin që t’i mësoja nga një bisedë telefonike, që kam bërë para 10-vjetësh me bashkëqytetarin, Asllan Seferi, i cili është edhe një prej gjuetarëve të vjetër të këtij qyteti. Po në këtë periudhë kohore, bisedova edhe me të vëllanë e tij, Skënder Seferi, i cili njihet me emrin Kacumi, ku dëshmoi disa nga eksperiencat e tij personale, të cilat do t’i lexojmë përgjatë shkrimit.
Më poshtë, po sjell emrat dhe detaje të tjera, të gjuetarëve memaliotë:
Enver Murat Abedini, ka patur çifte 16-çe dyshe, të markës hungareze, qysh prej vitit 1959.
Haxhi Ymeri, ka patur çifte 16-çe, dyshe.
Hamet Bodeci (çifte 16-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Alem Kanani (çifte 12-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Meçe Murat Abedini (çifte 16-çe, teke të markës Italiane)
Panajot Çami (çifte 16-çe, dyshe të markës “Zifte” ruse)
Andon Vasili (çifte 16-çe, dyshe të markës “Zifte” ruse)
Thoma Angjeli (çifte 12-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Veliko Seferi (çifte 12-çe dyshe, të markës “Krup” gjermane)
Vasil Dine (çifte çifte 16-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Shero Kalemi (çifte 12-çe, dyshe të markës italiane)
Bardho Nazif Zhupa (çifte 12-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Sotir Sotiriu (çifte 12-çe, dyshe të markës belge)
Muharrem Hoxha (çifte 12-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Shaban Kalemi, ka patur një çifte 12-çe, dyshe të markës “Baikal” ruse dhe më vonë një karabinë të markës italiane, “Bereta 302” me 4 fishek.
Behar Sala (çifte 16-çe, dyshe të markës italiane)
Mihal Karalliu (çifte 16-çe, teke të markës italiane)
Sinan Divindari (çifte 16-çe, dyshe të markës “Krup” gjermane)
Hasim Hysesani, që njihet me emrin Cime, ka patur çifte 16-çe, dyshe të markës belge.
Thanas Dine, kishte çifte pak më shumë se një vit dhe ja thyen, pasi e kishte jashtë standardit. Kjo ndodh kur çiftet nuk kryejnë qitje të rregullt dhe krijojnë premisa për aksidente, siç janë pëlcitja e tytës përgjatë qitjeve.
Asllan Veliko Seferi (karabinë automatike të markës “Beret” italiane, 12-çe me katër tyta)
Ilir Veliko Seferi (superpost 12-çe dyshe, të markës “Beret” italiane)
Skënder Veliko Seferi, që njihet me emrin Kacumi (karabinë automatike të markës “Beret” italiane, 12-çe me katër tyta.
Ilir Ziaj (superpost dyshe 12-çe, të markës “Beret” italiane)
Caush Kacorri, gjuetar i vjetër me çifte, që banonte në kodër ku shtrihet Memaliaj e vjetër.
Albert Dilaver Zhupa, ka patur çifte gjysëm automatike të markës belge, qysh nga viti 1977, e cila më vonë i kishte pësuar një çarje dhe e riparoi tek një në fshatin Fratar, që merrej vetëm me riparimet e armëve të gjahut. Ai shfrytëzoi pjesët e çiftes së vjetër dhe me pjesët e tjera, bëri një çifte teke.
Gjuetarë të vjetër njihen edhe Bilbil Golemi, Dhimitër Karalliu dhe Mem Sherifi.
Gjuetari memaliot, Sotir Sotiriu ka qenë kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve, qysh nga vitit 1960 dhe vazhdoi edhe për shumë vite më pas. Mendohet që të jetë kryetari i parë i kësaj shoqate. Dega e Shoqatës së Gjuetarëve, për gjithë rrethin, ishte me rezidencë në qytetin e Tepelenës. Lejet për mbajtjen e çiftes, jepeshin nga Dega e Brendshme dhe nga Shoqata e Gjuetarëve. Gjuetia ishte e varur edhe nga Ndërmarrja e Pyjores. Kryetar të kësaj shoqate, kanë qenë shumë dhe një ndër ata është, Jonuz Dervishi nga Tepelena, i cili mendohet se është nga më të vjetrit, në këtë detyre, ku qëndroi për një kohë shumë të gjatë. Më vonë u emërua edhe Haxhi Ymeri nga Memaliaj. Një nga sekretarët e shoqatës, ka qenë Arqile Done dhe një tjetër me emrin, Xhafer që nuk jam ende në dijeni për mbiemrin.
Lejet për gjueti, jepeshin sezonale dhe merreshin nga Ndërmarrja Pyjore. Ato bëheshin me pagesa si: 40 lekë të vjetra, për një lepur; 10 lekë të vjetra, për një thëllëzë dhe 1000 lekë të vjetra, për një derr të egër.
Për të stimuluar sa më shumë, gjuetinë e shpendëve dhe të kafshëve grabitqare, Shoqata e Gjuetarëve jepte edhe pikë. Për secilin shpend, siç ishte harabeli, jepej një pikë dhe për një sorë, jepej 10 pikë. Ndërsa për kafshët grabitqare, jepeshin 25 pikë, për një dhelpër dhe ujk, jepej 100 pikë. Më vonë, u bë riorganizimi i listës së shpendëve dhe kafshëve grabitqare dhe përfituan të gjitha shpendët, përfshi edhe kafshën dinake, dhelprën. Ai që ngeli i shpallur deri në shfarosje, ishte ujku 100 pikësh, siç i thërrisnin me humor, disa gjuetarë nëpër bisedat e tyre.
Përgjatë gjuetisë, aty nga viti 1960 e në vazhdim, në zonën e Buzit kanë vrarë derra të egër. Ndërsa ujqër kanë filluar të vrasin, qysh nga viti 1962 deri në vitin 1983. Kjo gjueti, organizohej në grupe, ku merrnin pjesë, 15 gjuetarë. Ky aktivitet kryhej nën kujdesin ligjorë të Ndërmarrjes Pyjore. Në atë kohë, gjuetia ishte e lejueshme, vetëm ditën. Natën ishte e ndaluar dhe nëse kapej ndonjë gjuetar, ndëshkohej duke i hequr të drejtën e mbajtjes së çiftes.
Përgjatë gjuetisë, ka patur edhe aksidente. Në Tepelenë, janë aksidentuar dy gjuetarë. Gjuetari, Lefter Çibuku, u plagos dhe si rrjedhojë, humbi një këmbë duke ja prerë dhe gjuetari tjetër, Thoma Xhavara, i cili humbi jetën duke bërë gjueti në zonën e Damsit. Ndërsa nga gjuetarët memaliotë, ishte Hasim Hysesani, që i flisnin Cime.
Rrethi i Tepelenës, ka qenë shumë i përshtatshëm për të ushtruar gjuetinë e lepurit, thëllëzës, derrit, ujkut, dhelprës, kunadhes. …etj. Zonat, të cilat ishin shpallur nga shteti, për gjueti dhe rezervate, kanë qenë ajo e Malit të Këndrevicës (Salaris) dhe përreth fshatit Progonat të Kurveleshit.
Gjuetari, Thoma Angjeli, ishte nga të vetmit gjuetar, që thirrej për gjueti nga ish/kryeministri, Mehmet Shehu dhe ish ministri i mbrojtjes, Kadri Hazbiu, të cilët gjuanin në rezervatet e malit të Këndrevicës ose siç njihet ndryshe nga vendasit edhe si mali i Salaris dhe në rezervatin e Kurveleshit, afër Progonatit.
Ka patur raste që, zagarët e gjahut i kapnin rob në gjumë, si lepujt dhe thëllëzat dhe ua sillnin në duar, gjuetarëve! Saçmat, në disa raste, i bënin vetë, por në të shumtën e raste i blinin. Në sistemin e kaluar, gjuetia ishte e ndaluar me ligj prej muajit shkurt deri në qershor dhe të gjitha çiftet e gjuetarëve vuloseshin, pasi mbyllej sezoni i gjuetisë. Nëse vula gjendej e prishur, konsiderohej se ishte kryer gjueti e paligjshme dhe gjuetari humbiste lejen e mbajtjes së çiftes. Ka patur raste, që gjuetinë e lepujve, e bënin edhe me leqe dhe ai që njihej nga vendasit memaliotë dhe më gjerë, ishte Memush Selmani. Ai kryente gjueti ilegale dhe rrezikohej po ta zinin. Në shumë raste, ai zinte edhe dhelpra e kunadhe.
Gjuetari memaliot, Skënder Seferi, që njihet edhe me emrin Kacumi, është dënuar me 8 muaj heqje lirie, pasi mblidhte gëzhojat boshe nga ato që gjendeshin në sheshe, mbas qitjeve që bënin gjuetarët grekë në afërsi të kufirit tonë apo në tokat neutrale. Kjo ndodhi në kohën kur punonte oficer në kufi, pasi nga toka jonë, kaloi një zagar grek dhe e kapën ushtarët tanë, të cilët nuk e lëshonin. Skënderi si oficer kufiri, nga dashuria për zagarët e gjuetisë, e lëshoi qenin dhe ua dhuroi mbrapsh gjuetarëve grekë. Për këtë gjest ai u arrestua në një nga ditët e sezonit të beharit dhe mbas shumë peripecive, dënohet me 8 muaj burg. Ata e liruan nga pozita dhe detyra ushtarake, në vitin 1986. Në atë kohë, shumë zemërngushtë dhe dritëshkurtër, ulërisnin për ta dënuar Skënder Seferin dhe një nga ata, që ishte nga më kryesorët dhe më të flaktët, ishte kryetari i zbulimit të kufirit. Në atë kohë, Skënderi kishte pak kohë që ishte martuar dhe ishte bërë me vajzë, e cila kishte vetëm 18 ditë që kishte ardhur në jetë dhe po atë ditë, kishte mbërritur krevati i porositur, që çifti Seferi do të flinte për herë të parë, në këtë krevat.
Gjuetarët grekë e mësuan dënimin e tij për këtë gjest bamirës dhe me ardhjen e demokracisë e kërkuan Kacumin. Pasi e gjetën se ku banonte, erdhën në Memaliaj, e takuan dhe e ftuan për një vizitë. Kacumi, së bashku me vëllain e tij, Asllanin, shkuan në Greqi tek familjet e gjuetarëve grekë dhe këta të fundit, u bënë një pritje madhështore. Gjuetari grek quhej Vasil Xhudi dhe një tjetër i moshuar, të cilit i flisnin Barba; të dy po nga fshati grek, Kasanja. Ky fshat grek ka origjinë shqiptare që në shqip quhej “Gështenja”, ku ka dhe shumë gështenja.
Nga djemtë e këtyre gjuetarëve që lartpërmendëm, të cilët e kanë ushtruar gjuetinë përgjatë sistemit të kaluar dhe e vandojnë edhe në ditët e sotme janë: Agron Haxhi Imeri, Bebi Haxhi Imeri, Hysen Haxhi Imeri (demokraci), Ernest Haxhi Imeri (demokraci), Zenel Shaban Kalemi (Babo), Josif Vasil Dine, Todhe Vasil Dine, Arqile Vasil Dine, Ibrahim Enver Abedini, Engjëlli Enver Abedini, Edmond Enver Abedini (demokraci), Elton Enver Abedini (demokraci), Arqile Panajot Çami, Servet Alem Kanani, Florian Alem Kanani (demokraci), Petrit Meçe Abedini, Skënder Meçe Abedini (demokraci), Viktor Bilbil Golemi (demokraci), Arqile Thanas Dine (demokraci), Edmond Albet Zhupa (demokraci), Albert Bardho Zhupa (demokraci), …etj. Gjuetarë të tjerë që ushtronin gjuetin me çifte, në demokraci janë: Sulo Çela, Sulo Myrta, Shyqyri Xhemali, Edmond Mema, Agron Jaho Seiti, Elton Thanasi, …etj. Agron Jaho Seiti, është gjuetar i fillimit të viteve të demokracisë dhe ka patur për pak kohë, një çifte teke, 12-çe, e cila iu prish.
Disa nga emrat e zagarëve të gjahut, që kishin gjuetarët memaliotë, janë: “Rushja” (e parë), “Rushja” (e dytë) dhe “Spiku” të gjuetarit, Meçe Abedinit. “Çapi” dhe Çakja” e gjuetarit, Shero Kalemi. “Çapi” i gjuetarit, Alem Kanani. “Volfi” i gjuetarit, Dhimitër Karalliu. “Eda” dhe “Kora” të gjuetarit, Bilbil Golemi. “Çapi”, “Spiku” dhe “Liza” e gjuetarit, Haxhi Imeri. “Çapi”, “Lili” dhe “Lisho” të gjuetarit, Veliko Seferi, i cili e ka patur traditë këtë sport gjuetie, qysh kur ka pas banuar në qytetin e Burrelit, ku në atë kohë vriste derra kur shkonte në zonën e Beratit. “Frida” dhe “Bill” të gjuetarit, Asllan Veliko Seferi. “Liva” të gjuetarit, Ilir Veliko Seferi. “Spiku”, “Eva” dhe “Taku” të gjuetarit, Skënder Veliko Seferi, që njihej edhe me emrin Kacumi. “Lord” dhe Liza”, për lepuj dhe thëllëza të gjuetarit, Shaban Kalemi. “Sharik” dhe “Riku” të gjuetarit, Muharrem Hoxha, i cili i përdorte vetëm për gjuetinë e shpendëve. “Roza” e gjuetarit, Bardho Nazif Zhupa. Padyshim që ka patur edhe emra të tjerë të zagarëve të gjahut, që kishin gjuetarët të tjerë, për të cilët ende nuk jam në dijeni.
Kur kam pyetur para dhjetë vjetësh gjuetarin, Asllan Seferi, ai u shprehë se: “Në zonën e Tepelenës ka shumë thëllëza dhe lepuj, por tani ka filluar që të rikthehen edhe derra dhe të ketë si dikur. Peshku është shfarosur, duke e gjuajtur barbarisht me dinamit dhe jam ankuar deri në instancat më të larta në rreth, për të mbrojtur këtë specie, por nuk ndryshoi asgjë. Peshku ka qenë i madh në çdo zonë të Vjosës dhe më të madhin që ne kemi zënë, ka qenë 7.5 kg, sidomos nga krahu i Hakes, ndërsa ngjala më e madhe ka qenë 4 kg. Iliri ka qenë 8-vjet sekretar i shoqatës së gjuetarëve. Gjuetarët në monizëm, gjuanin me pikë dhe duhej të kishe 100 pikë, që të vazhdoje lejen e gjuetisë. Plagosje nuk ka patur, përveçse ajo e Cimes (Hysni Hysersanit), që e kishte kaposhin e çiftes të ngrehur dhe në momentin kur donte të qëllonte një dhelpër, ai i po afrohej pak barkas dhe si e tillë, u krye qitje e pavullnetshme.”
Ndërsa Zenel Kalemi (Babo), shprehet: “Babai im, Shaban Kalemi ka patur një karabinë të markës italiane, “Bereta 302” me 4 fishek. Kemi patur dy qen gjahu me emrat, “Lord” dhe “Liza”. Të dy ishin fantastik për gjuetinë e lepujve dhe thëllëzave. Babai ka vrarë lepuj, dhelpra dhe ujqër. Për gjuetin e peshkut, shkonte ditën dhe e ushtronte në lumin e Vjosës nga Mogilat dhe Ujin e Ftohtë, buzë lumit Drino. Ai gjuante me fillo dore dhe me flutur, ku zinte trofta dhe gerlanë.”
Ka patur edhe memaliotë, që nuk ishin gjuetar, por mbanin dhe kujdeseshin për kafshët të kategorizuara, grabitqare dhe një prej tyre ishte edhe mjeshtri lulerritës, Barjam Alite. Diku, ai e kishte gjetur një dhelpër shumë të vogël, që sapo kishte ardhur në jetë dhe u tregua shumë zemërgjerë, duke e marrë në shtëpinë e tij dhe për pak ditë, i ndërtoi një kafaz, të cilën e mbante tek oborri përpara shtëpisë së tij. Në atë kohë, kemi qenë në shkollën fillore dhe kemi shkuar si klasë. E gjithë klasa, e kemi parë nga afër. Në atë kohë, dheplra ishte e madhe dhe na tërhiqte shumë prezenca me lëvizjet e saj, të cilën vetëm e kishim dëgjuar në shkollë dhe të tregohej nga më të mëdhenjtë. Gjithë ky kuriozitet, për momentin, na e hoqi kureshtjen për ta pyetur se me: çfarë e ushqente gjithë ato vite? Në mos gabohem, për më shumë se dhjetë vjet. Ky gjest human e tregonte xha Barjamin, një human me përmasa, sa të mëdhaja, por edhe unike, pasi ai tregonte një dashuri dhe kujdes të veçantë, jo vetëm për lulet dhe gjelbërimin e qytetit, pasi këtë e ka treguar qysh në vegjëlinë e tij, të cilën e ka shfaqur dhe ushtruar edhe në Itali. Një tjetër kuriozitet i atyre viteve të sistemit të kaluar, ishte edhe ajo e mbajtjes së një palë dylbie, të ciën e kanë ka patur vëllezërit memaliotë, Qemal dhe Agim Xheliaj.
Përgjatë sistemit të kaluar, gjuetia ndaj shpendëve, si ajo ndaj mullënjave, harabelave, …etj, bëhej edhe nënpërmjet llastiqeve, grackave dhe çarqeve. Kjo bëhej jo vetëm nëpër rrethinat e qytetit dhe më tej, por edhe nëpër rrethana dhe vende të ndryshme të qytetit Memaliaj. Në ato vite, ishin me qindra memaliotë, të cilët përdornin llastiqet, por në këtë shkrim do të përmendim, vetëm emrat e atyre që shquheshin më shumë, të cilët janë:
Thimio Muzha, Bekim Hyseni, Skënder V. Seferi (Kacumi), Skënder M. Abedini, Petrit M. Abedini, Fatmir Q. Hodo, Enver M. Selmani, Fatmir Mema, Dilaver Murati, Agim Ismailati, Edmond Mema, Hektor Sinodemi, Kujtim Guma, Gëzim S. Guca, Agron S. Guca, Naim G. Bila, Kujtim G. Bila, Fatmir Caushi, Mariglen Muha (Genua), Arben A. Abazi (Bela), Çuman M. Mata, Hasim Hysesani (Cimia), Ali Xhelita, Dashamir Ruka (Dashi), Festim Caushi, Viktor Saka, Besnik Saka (Besua), Bilbil N. Zhupa, Dragush S. Lika (Gabua), Petrit Sh. Malaj, Ylli Faik Shehu, Qemal Xhalia, Agim Xhalia, Haxhi Sulka, Leonard Jaupi, Gani Gashi, Agron Beqo, Julian Skënderi, Emiljano Pata, Amarildo Caushi, Armando Kocali, …etj.
Të gjithë këta gjuetarë, ndryshe, quheshin edhe snajperista, pasi kishin një shënjestër shumë të frikshme, që shumë rrallë gabonin. Në përjetimet e mia, po përmend emrat e disa prej tyre si: Skënder V. Seferi, Skënder M. Abedini. Petrit M. Abedini, Enver M. Selmani, Kujtim G. Bila, Naim G. Bila, Arben A. Abaz (Bela), të cilët edhe në kohën kur gjuanin duke ecur në qytet dhe me kokën e tyre të mbajtur me shikim, në drejtimin 90 grad, të shmangur nga vendndodhja e harabelit; e kishin të sigurt që do e asgjësonin gjahun. Ishin aq mjeshtra, saqë, pothuajse merrej sikur qëllonin me sytë e mbyllura. Përveç emrave që lartpërmenda, të cilët e deklaronin vrasjen e zogut, sekonda më parë sesa ata të mateshin dhe ta qëllonin. Një i këtij kalibri, njihet memalioti, Bekim Hyseni. Disa nga këta, ishin fëmijë gjuetarësh dhe duhet të vrisnin patjetër, shumë harabela, pasi këmbët e tyre, ua jepnin baballarëve të tyre, për t’i dorëzuar në Shoqatën e Gjuetarëve, për të marr samë shumë pikë. Skënder V. Seferi dhe Skënder M. Abedini, kur dilnin për gjueti, sidomos në dy orë e para të mëngjesit, vrisnin mbi 30 mëllenja dhe harabela dhe mishin e tyre, e përdornin duke shoqëruar gatimet e shijshme, siç ishin tavat me speca të mbushura me oriz, patëllxhanet e mbushura apo të shoqëruara me patate. Mbajtja dhe përdorimi i llastiqeve përgjatë atij sistemi, ishte e ndaluar, pasi e konsideronin si shfaqje e huaj. Ata që kapeshin me llastiqe, sidomos ata që ishin nxënësit e shkollës fillore, tetëvjeçare dhe asaj të mesme, i paralajmëronin për përjashtim nga shkolla, përpara sheshit të çdo shkolle, ku rreshtoheshin bashkëmoshatarët e tyre, sipas klasave. Madje, për t’i bërë shembull këta individë, mundoheshin edhe t’i diskreditonin në opinionin publik, me anë të shpalljeve; me emër dhe mbiemër, duke i shoqëruar me bejte satirike dhe të ilustruara me karikatura. Këto krijoheshin nga karikaturistë dhe bejtexhinjë të besuar, të cilët sado që nuk dilnin me emrat e tyre, por fshiheshin pas anonimitetit, memaliotët i njihnin. Shpallja e tyre, bëhej nëpër këndet e emulacionit të shkollave dhe të Fletë-Rrufeve, që i lexonte gjithë qyteti.
Përgjatë sistemit të kaluar, tepelenasit ushtronin edhe gjuetinë ujore, pasi Krijuesi u ka dhuruar katër lumenjtë si: Vjosa, Drino, Bençë dhe Luftinjë, të cilët përshkojnë trevën tonë, paharruar edhe gjuetinë nëpër rezervuarët e ndërtuara nga dora e njeriut përgjatë sistemit të asaj kohe. Ashtu siç janë lartpërmendur në fillimet e shkrimit, të gjitha teknikat e gjuetisë dhe llojet e peshqve, po përmend në vazhdim, ata gjuetarë memaliotë të moshave të ndryshme, të cilët shquheshin në gjuetinë e peshkut me kallama, fillodore dhe flutura.
Emrat e tyre janë: Thoma Kokoli, Koço Bello, Veliko Seferi, Sabri Malka, Dalan Karafili, Shyqyri Hoxha, Islam Vrenozi, Gani Gjosha, Agim G. Gjosha, Aleksandër G. Gjosha, Veliko Seferi, Suvaror V. Seferi, Asllan V. Seferi, Ilir V. Seferi, Skënder V. Seferi, Thoma Angjeli, Bajram Hoxha, Bajram Halite, Shamet Malaj, Nimet Mata, Astrit N, Mata, Piro Nasi, Todhe Gjoka, Thanas Dine, Koço Dine, Kadri Llaka, Tahir Gashi, Sali Merdani, Shpëtim Dervishi, Kadri Haxhiaj, Guçe Guma, Hysni Hoxha, Nebi H. Hoxha, Shkëlqim D. Ndreu, Zyrdi Zhupa, Myftar Merdani, Shkëlqim M. Merdani (Bushi), Miço Nano, Masllëm H. Hoxha, Adrian N. Hoxha, Sabri Lumani, Albert D. Zhupa. Hamdi Caushi, Vesel H, Caushi, Shaban Avduli, Asllan Sh. Avduli, Shyqyri Hoxha, Sulo Sh, Hoxha, Teme Hoxha, Andrea Sh, Eqerem R. Gogo, Hoxha (Leku), Fatmir Sh. Hoxha, Enver Nurka (Verka), Selim Doko, Rakip S. Doko, Qejvan Maçi, Miço Maçi, Sadik Osmëni, Syrja S. Osmëni, Albert S. Osmëni. Hysni S. Osmeni, Thoma Angjeli, Koço Rama, Viktor K. Rama, Agron K. Rama, Agim K. Rama, Bektash M. Thanasi, Memush Selmani, Selman M. Selmani (Mane), Enver M. Selmani, Arqile Dine (Alqi), Myzafer Shehu, Halim Shehu, Muharem Hoxha, Fatmir Kafzi, Hysen Kafazi, Zenel Fejzo, Isa Fejzo, Fejzo Fejzo, Kristaq Bello, Grigor Kristo, Piro Kristo, Myzafer M. Abedini, Ibrahim E. Abedini, Engjëlli E. Abedini, Petrit M. Abedini, Skënder M. Abedini, Hektor S. Sinodemi, Ilirjan S. Sinodemi, Kristaq K. Bello, Bako M, Mema, Memo M. Mema, Vesel Merdani, Bexhet M. Mema, Fatmir M. Mema, Edmond M. Mema, Dhimitër Karalliu, Mihal Karalliu, Janaq Karalliu, Gëzim I. Çibuku, Flamur I. Çibuku, Namik Spahiu, Bashkim Ziaj, Bashkim Çela, Shyqyri Kalemi, Zenel Sh. Kalemi, (Babo), Ilir Ziaj, Selam Nana, Agim Ismailati, Brahim Xheli (Reçi), Bardho N. Zhupa, Xhevdet N. Zhupa (Xhiku), Hyso N. Zhupa, Agron B. Hoxha, Skënder B. Hoxha, Hysni Çili, i cili njihej me emrin Riko Çili, djemtë e tij Asllan Çili dhe Vilson Çili, Sulo Q. Hodo, Mike Lamçe, Zano Velaj, Kadri Tuku (Bace), Serjan Tuku, Agron R. Goga, Nurçe Gjoni, Pëllumb Malaj, Qazim Hysesani, Kostandin Cui, Musa Saka, Sami Elezi, Qani Imeri, Qani Guçe, Ali Caushi, Qazim Guçe, Robert Maliqi, Teme Hoxha, Rakip Zhupa, Gëzim B. Hoxha, Asqeri B, Hoxha, Gëzim Caushi, Fatmir Caushi, Astrit Guçe, Roland Xhelita, Aleksandër Qiqi, Spiro Qiqi, Fatmir Q. Hodo, Petrit Muçollari, Zylyftar Shehu (Kani), Muharrem Hita, (Babushi), Kushtrim Hita, Vladimir Xhezairi, (Lado), Naim G. Bila, Kujtim G. Bila, Arqile Vlashi, Isak Vlashi, Fatmir S. Bila, Sinan S. Bila (Sinan), Petrit S. Bila, Përparim Haxhiaj, Sulo R. Kanani, Nuro Hamzai, Astrit Hamzai, Pëllumb Hamzai, Xhemal E. Muka, Malo B. Xhani, Kastriot Brahimi, Bekim Kafazi, Hetem Harizai, Pëllumb Harizai (Spiro), Agron R. Kanani, Xhevdet Shehu, Kastriot Xh. Shehu, Adrian Xh. Shehu, Agim Xh. Shehu, Mustafa Shehu, Kujtim Guma, Polikron Todhe, Thoma Todhe, Sofokli Todhe (Bebi), Asqeri I. Vrenozi, Ferdinat I. Vrenozi, Arben I. Vrenozi, Fatos I. Vrenozi, Abaz Merkohasani, Asllan Caushi, Nikolin Caushi, Flamur Haxhiaj, Agron J. Seiti, Arben Haxhiraj, Rrapo S. Lumani, Izet Hasani, Luan B. Shehu, Ylli B. Shehu, Xhevat S. Xhemali, Arian Xh. Lika, Qemali Lika, Faslli Veizi, Shyqyri Xhemali, Arben A. Abazi, Dilaver A. Abazi, Shkëlqim M. Merdani (Bushi), Arben Avduli, Viktor H. Hoxha, Edmond H. Hoxha, Qerim Dosti, Edmond Brahimi, Rexhep Guca, Adem Guca, Ylli R. Guca, Kujtim R. Guca (Tuto), Gëzim S. Guca, Neim Xh. Shehu (Bebi), Zylyftar Xh. Shehu (Kani), Agron S. Guca, Roland Elezi, Pëllumb Elezi, Artan M. Mata, Petrit Sh, Malaj, Dragush S. Lika, Engjëlli S. Lika, Vladimir S. Lika, Pëllumb Xhaferi, Arjan Sheta, Hasan Harizaj (Çane), Albert D. Zhupa, Vladimir Teme Goxhaj, Yzeir Minai, Shpëtim Y, Minai, Alket Y, Muharrem Hysesani (Lele), Alket Minai, Alket Zaimi, Bashkim Hysi (Maniku), Sotir S. Lika, Aristidh Laska (Cili), Idriz Çerepi, Isa Goxhaj, Vezir I. Goxhaj, Dali Nela, Sulo Myrtaj, Novruz Myrtaj, Arqile Vlashi, Bekim Kafazi, Gëzim Hysesani, Hasim Hysesani (Cime), Eqerem R. Goga, Ilir R. Goga, Ferdinant E. Goga, Adnant E. Goga, Aurel Nela, Bashkim T. Goxhaj, Petref T. Goxhaj, Spartak T. Goxhaj, Zenel T. Telhaj, Neim T. Telhaj, Astrit T. Goxhaj, Hetem Hariza, Pëllumb Hariza, Asllan R. Deshiku, Ahmet R. Deshiku (Meti), Leornard K, Llaka, Memet A. Goxhaj (Coli), Shkëlqim A. Goxhaj (Kile), Vilson H. Shehu, Bashkim H. Shehu, Ismail H. Shehu, Asaf H. Shehu, Rakip A. Zhupa, Sulejman Proda, Josif Dine, Thodhori Dine (Todhja), Petrit Muçollari, Qemal Xhaliaj, Agim Xhaliaj, Asim Shehu, Hasim Zhupa, Hetem Zhupa, Tomorr Zhupa, Fatos B. Hoxha, Alem Bega, Qani A. Bega, Bejo A. Bega, Filip Muçi, Vangjel F. Muçi, Vangjel F. Muçi, Bebi Sfeci, Tefik Mustafai, Selim Mustafai, Agron Mustafai, Hyso Isufi, Albert Ruka, Xhezo Ruçi, Agron Shehu, Robert A. Shehu, Edmond A. Shehu, Nebi Vrenozi, Agim F. Hysesani, Selfo Selfo, Pëllumb S. Selfo, Adriatik S. Selfo, Tomorr Ziaj, Bashkim Ziaj, Ilir Ziaj, Riku Koxhioni, Aristotel Koxhioni, Malo Muka, Anastas Karaj (Taso), Hasan Shyqyri Dogani, Sokol H. Dogani, Stefan Miho, Nuro Muha, Bujar Lamçe, Foto Suli, Vezir Dogani, Astrit Dogani, Petrit Elmazi, Pëllumb Xhaferri, Vasil Todi Çoka, Janaq M. Karalliu, Ilirjan Veizi, Tomor Merdani, Liku I, Çerepi, Ylli I, Çerepi, Gëzim Zaimi, Perlat B. Arapi, Agim Mamaj, Nexhip Disha, Islam N. Disha, Sadik N. Disha, Ilir Dosti, Edmond Visha, Ëngjëlli Caushi, Astrit N. Mati, Hamit Ceka, Isa T. Gashi, Hysni T. Gashi, Riza Hariza, Zeman Z. Zhupa, Agron Mema, Agim Aliaj, Gramoz Hoxha, Samit Elmazi, Muharrem S. Merdani, Adriatik S. Merdani, Albert S. Merdani, Agron Mema, Agron Imeri, Hysen Imeri, Jano Kllapi, Arqile Nano, Thimjo Nano (XHimi), Medin Tora, Ilirjan Qama (Besho), Vladimir Shapa, Gëzim Q. Hodo, Isuf Q. Hodo, Albert Q. Hodo, Ilirjan R. Çibukur, Arbern R. Çibuku, Arjan Bodeci, Agron Kocali, Gjergji F. Hysesani, Odise Peri, …etj.
Një nga profesionistët e gjuetisë së peshkut mbahet edhe memalioti, Thoma Dhimitër Kokoli, i cili së bashku me familjen e tij, banonte në qytetin e Gjirokastrës dhe për hir të pasionit të kësaj gjuetie në Vjosë, në vitin 1957, vendoset familjarisht me punë dhe banim, në qytetin e Memaliajt.
Në lidhje me gjuetarët e peshkut, në vazhdim, po sjell disa nga rrëfimet e bashkëqytetarëve, si:
Asllan Seferi: “Vëllai im, Skënderi që njihet me emrin Kacumi, kur shkonte për peshkim, tregonte se mbante pesë memaliotë nga mbrapa, si: Zylyftar Xh, Shehu, që njihet me emrin Kani, Agim Ismailati, Fatmir Mema, Edmond Mema dhe Enver Selmani, të cilët nuk ja dilnin dotë me mbledhjen e karkalecave për të kuar grepat, pasi shpejtësia e zënies së peshkut, ishte shumë e madhe. Të pestë këta memaliotë, nuk i mbanin dot vargjet me peshq, pasi ato thyheshin nga pesha dhe kur dilnin tek rruga nacionale në Mogila, për të kërkuar makina të rastit, siç ishin ato të tranzitit të qymyrgurit, ku shoferët qëndronin, pasi e dinin që do kishin një varg me peshq, në këmbim të pagesës për t’i marr e sjellë në Memaliaj.”
Në gjuetinë e peshkut me pushkë uji, duke i përdorur me maska për zhytje, e kanë ushtruar këta memaliotë, të cilët kishin në zotërim edhe këto pajisje, janë: Agron Nanaj, ishte i pari që i zotëronte, Asllan Çili (i cili prodhonte pushkë uji), Vilson Çili, Agim Gjosha, Hasim Hysesani (Cimia), Vasil Puto, Arqile Dine, Irakli Dine, Skënder Barjam Hoxha, Agron Barjam Hoxha, Ramiz Hamdi Caushi (Bushi), i cili prodhonte pushkë uji, Kiço Kondi (bënte edhe pushkë uji), Nurçe Gjoni, Agim Ismailati, Dalip Nela, Hyso Nazif Zhupa, Xhiku Nazif Zhupa, Syrja Sadik Osmani (Cirua), Hysni Sadik Osmëni. Vëllezërve Manol Todhe dhe Thoma Todhe, pushkën e ujit ua kishte bërë Bekim Hyseni në vitin 1978. Të tjerë memaliotë, që kanë patur pushkë uji, janë: Veledin Ormëni, Fatmir S. Paza, Hektor S. Paza, Ilirjan S. Sinodemi, Viktor S. Sinodemi, Fatmir Mema, Agron Mema, Edmond Mema, Gëzim Zaimi, …etj.
Për këta gjuetarë memaliotë, në vazhdim po sjellë disa nga kujtimet e bashkëqytetarëve të tyre, si:
Dhame Ceka: “Peshkatar i vjetër dhe mjeshtër i kësaj gjuetie, ishte Thoma Kokoli.”
Artan Mata: “Agim Gjosha, ka qenë komshiu im dhe e mbaj mend qysh nga vegjëlia ime, kur kthehej nga gjuetia e peshkut me pushkë deti. Një ditë u kthye me aq shumë peshk, saqë vargu, mund të kish 10 kg secila, të cilat i mbante në sup, ndërsa në dorën tjetër mbante pushkën. Këtë kujtim, e kam për vitet 1977-78.”
Aleks Gjosha: “Artan Mata, kilet nuk i mbajë mend, kur vëllai im, Agim Gjosha gjuante peshk, por mbaj mend kur isha 15-vjeç dhe kur shkoi për gjueti, më mori me vete, për të gjuajtur në lumin Drino. Ishte ditë e mbarë dhe mbushëm një tezgë të bërë me shkopinj prej rrapi dhe shelgje. Në fillim, vendosnim peshqit dhe ngjalat më të mëdhatë se të tjerët, ndërsa të vegjlit unë i hidhja në lumë, pasi nuk i mbante tezga. Për këtë që po tregoj, i përket vitit 1974. Siç ishim me tezgën plotë, u nisëm dhe mbritëm tek agjencia e qytetit të Tepelenës, pasi na duhej makinë e rastit, për të shkuar në Memaliaj. Agimi, u jepte peshk falas, kë takonte nga ata që njihte. Jepte aq shumë, saqë unë kisha frikë se, nuk do na ngelej asnjë për familjen tonë. Si e tillë, mora peshkun më të madhë dhe e futa në një biligaçe prej shelgu dhe e tërhiqja zvarrë, deri tek SMT-ja e Tepelenës. Ika pa i thënë vëllait. Në momentin kur isha tek SMT-ja, mbrin Zuku i komunales që shkonte në Memaliaj, ku kishte hipur tim vëlla, Agimi. Ai del shumë i mërzitur nga Zuku duke më bërtitur, pasi i kisha ikur pa e vënë në dijeni dhe po më kërkonte të më gjente se ku isha. Peshku ishte gerlan dhe peshonte 7-8 kg.”
Albert Hodo: “Mbaj mend që shkonim për peshkim me tim vëlla, Gëzim Hodo dhe djemtë e tjerë të lagjes, si Ilirjan Çibuku, Arben Çibuku, Agron Kocali, Odise Peri, Arian Bodeci dhe Gjergji F. Hysesani. Peshkun e gjuanim në lumin e Vjosës nga krahu i Kampit, Kasaphanës dhe Shkëmbi i Damsit, Mogila, …etj. Niseshim shumë herët në mëngjes dhe ktheheshim në mbrëmje. Edhe pse merrnim bukë me vete, kur shkonim nga Shkëmbi i Damsit, nuk rrinim pa ngrënë çuçume, fiq të egër, manaferra, të cilat ndodheshin, poshtë këtij shkëmbi. Ndonjëherë piqnim edhe misra. Më kujtohet një nga ditët kur shkonim për peshkim tek Mogilat, ku ndodhej një urë e vogël, që hidheshin banorët e fshatrave nga të dy krahët e Vjosës, në afërsi me pasarelën, tek zalli. Duke ecur nëpër zallishte, Arben Çibuku, çau një nga shputat e këmbëve, pasi shkeli një copë xhami të një shisheje të thyer qumshi. Nga prerja e thellë, kishe shumë rrjedhje dhe për momentin, ja lidhëm me një kanatjere. Të gjithë e merrnim nga pak kalipeçi, derisa mbërritëm tek rruga nacionale, në afërsi ku njihet me toponimin, Qafe e Kiçokut. Aty prisnim për ndonjë makinë të rastit dhe për fat, ndaloi dhe na mori një nga ato që transportonin pajisje dhe materiale për minierën, derisa mbritëm në Memaliaj. Për peshkim, janë shquar edhe vëllezërit e tjerë, të cilët janë më të mëdhenj se unë, si Sulo Hodo, Isuf Hoho dhe Fatmir Hodo. Fatmiri shkonte për peshk, tek ish “Fabrika fosforit”, pasi ishte uji i qetë. Ai shkonte me Zano Velaj dhe Mike Lamçe. Janë me qindra memaliotë që ishin të apasionuar dhe e ushtronin rregullishtë, gjuetin e peshkut në Vjosës, përrreth qytetit dhe jo shumë larg, përgjatë rrjedhjes.”
Elena Lumani: “Edhe vëllai im, Rrapo Lumani, kishte pushkë uji, kallama me fillo dore, që ushtronte për gjuetin e peshkut. Memaliotët gjuanin peshk në Vjosë, Drino e në përroin e Peshtanit, ku një prej tyre ishte edhe vëllai im, i cili kthehej në shtëpi me një sasi të madhe peshqish dhe ngjalash.”
Nure Gjoni: “Një pushkë uji të shkurtër me shtizë dhe llastika prej kamardareje, plus një maskë uji “Made in Çili”, i kisha dhuratë nga shoku im, Asllan Çili, qysh nga viti 1980. Kryesisht, gjuanim përgjatë stinës së verës në lumin Drino. Në vitin 1991, ia kam dhuruar djalit të Jorgo Kadënës. Gjithsesi, ka patur shumë memaliotë që gjuanin me pushkë uji në lumin e Vjosës dhe të Drinos, të cilët i përshëndes dhe iu uroj gjithë të mirat, kudo që të jenë.”
Për gjuetinë e peshkut me perzevol, përgjatë sistemit të kaluar, janë shquar këta memaliotë: Thoma Kokoli, Miço Maçi, Qejvan Maçi, Shyqyri Hoxha, Sulo Shyqyri Hoxha, Andrea Shyqyri Hoxha (Leku), Fatmir Shqyqyri Hoxha, Sadik Osmëni, Syrja Sadik Osmëni, Albert Sadik Osmëni. Hysni Sadik Osmeni, Thoma Angjeli, Bardho Nazif Zhupa, Koço Rama, Viktor Koço Rama, Agron Koço Rama, Agim Koço Rama, Memush Selmani, Enver Memush Selmani, Neritan Memush Selmani (pas ‘90), Agim Mamaj (pas ‘90), Adriatik Kalemi, …etj.
Në Parga të shtetit fqinj, Greqi, jeton dhe punon prej 29 vjetësh, memaliotja Vojsava Veizi, e bija e Lefter dhe Irini Veizit, e cila është martuar me një shtetas grek me profesionin peshkatar. Si e tillë, ajo iu bashkua bashkëshortit të saj dhe u dashurua edhe me detin, duke e ushtruar së bashku këtë profesion. Sot, njihet me emrin Theodhora, pasi është pagëzuar. Përveç punës si peshkatare, ajo punon edhe tek dyqani i saj, ku përveç artikujve të tjerë ku janë edhe suvenirët me promovimin e Pargës, midis këtyre të fundit, janë edhe ato që ajo krijon dhe realizon plotë art të veçantë. Të gjithë ata, që e vizitojnë dyqanin e saj, mahniten aq shumë nga këto, saqë blejnë disa prej tyre, për t’i bërë edhe dhurata.
Në kujtesën time janë të shumta kujtimet në lidhje me gjuetarët e gjuetive të ndryshme. Nga gjuetarët me çifte, mbaj mend disa prej tyre, kur ktheheshin nga gjahu si: Haxhi Ymeri me djemtë e tij, Agronin, Bebin dhe Hysenin; Enver Abedini me dy djemtë e tij, Irahimin dhe Engjëlliun. Mbaj mend Shero Kalemin dhe Bardho Zhupën, Ilir Seferin, Skënder Seferin, Zenel Kalemin, Panajot Çamin, …etj, të cilët i kishin çantat plotë me gjahë. Në shumë raste i shikoje, kur gjuanin harabela nga blloku me mana, që ishin mbjellë buzë Vjosës, fusha e shkollës së mesme që nga vendasit njihej si “Fusha e Mules”, ngaqë Flamur Meçe ishte dhe agronimi i ekonomisë ndihmëse të shkollës së mesme dhe gjuetia vazhdonte deri tek fushat e fermës. Zakonisht, këtë e bënin në orët e para të mëngjeseve të fundjavave që u lejonin. Vrisnin harabelat, për t’u marr këmbët, të cilat i dërgonin tek shoqata në Tepelenë, për të marr pikët vjetore, që u kërkoheshin të plotësonin, pasi e kishin të përcaktuar në statutin e Shoqatës së Gjuetarëve, e cila mbikëqyrej me kujdes nga drejtuesit të shoqatës. Padyshim që këta gjuetarë, e shtronin këtë gjueti, jo vetëm për sport, por edhe për të ushqyer familjet e tyre, pasi konsiderohej një ndihmë e madhe ekonomike.
Mbaj mend që Shoqata e Gjuetarëve, një vit e bënte mbledhjen vjetore në qytetin e Tepelenës dhe një vit në Pallatin e Kulturës së Memaliajt. Ishte mesi viteve 1980, kur një nga mbledhjet mbahej në Memaliaj. Sheshi përpara hyrjes së Pallatit të Kulturës, ishte përplot me këta gjuetarë dhe gumëzhinte nga bisedat e tyre. Dukeshin aq shumë, saqë të linte përshtypjen se mund të ishin rreth 100 gjuetarë. Në një nga pushimet e këtyre mbledhjeve, pashë një prej këtyre gjuetarëve, i cili ishte ulur tek lapidari përballë dhe sytë i kishte të lotuar. Dy gjuetarë të tjerë, që e kishin vënë në mes, po mundoheshin që ta qetësonin, por ai iu përgjigjet: “Më prenë krahët, pasi me këtë çifte ushqeja familjen..!” – fjalë këto që i shqipëroi me një zë drithërues, plot dhimbje. Ai po i përjetonte shumë keq ato momente, pasi drejtuesit e shoqatës, kishin marr vendim për t’i bllokuar dhe thyer çiften, ngaqë nuk plotësonte kushtet teknike për tu përdorur dhe për të evituar çdo incident, që të çonte në plagosje, deri në marrje jete.
Nga gjuetarët e peshkut, pothuajse të gjithë memaliotët, ishin të apasionuar pas kësaj gjuetie dhe më shumë shkonin për peshkim, duke e filluar fundjavave. Ata niseshin në grupe të vogla të premteve pasdite, duke fjetur jashtë, një ose dy ditë dhe e mbyllnin të dielën pasdite. Kishte ditë gjuetie, të cilat ishin shumë të mbara dhe anasjelltas. Nga këto grupe, mbaj mend si Fatmir Memën, Enver Selnamin, Dilaver Muratin, Agim Ismailatin dhe Edmond Memën. Të tjera grupe ishin: vëllezërit Myzafer, Halim, Agim dhe Ilirjan Shehu, vëllezërit Ilirjan dhe Hektor Sinodemi; vëllezërit Grigor, Piro, Edmond dhe Ilirjan Kristo dhe të tjerë, të cilët ktheheshin me shumë peshk. Nga gjuetarët e tjerë, mbaj mend: Hysni Hoxha, Koço Bello, Islam Vrenozi, Hasan Shyqyri Dogani, Veliko Seferi, Asllan Seferi, Ilir Seferi, Skënder Seferin, Agron Goga, Qani Guçe, Naim Bila, Kujtim Bila, Agron Jaho Seiti, Zylyftar Shehu,…etj, të cilët ktheheshin nga peshkimi, me vargjet plotë me peshq e ngjala.
Një nga grupet memaliote, ishte edhe ai me Myzafer Abedini, Dragush Lika, Myzafer Shehu, Engjëlli Lika, Grigor Kristo, Vladimir Lika, të cilët niseshin, me këmbë të premteve në pasdite dhe shkonin për peshkim tek Shkëmbi i Damsit dhe kheheshin të dielën në pasdite me kamardare. Ndërsa dy grupet e tjera, që ishin Jano Kllapi, Medin Tora, Arqile Nano, Vladimir Shapa, Xhimi Nano dhe grupi tjetër me Anastas Karaj (Taso), Kristaq Bello, Selman Selmani (Mane), Ilirjan Qama (Besho), shkonin dhe gjuanin për dy netë rreshtë në Iliras dhe tek Shkëmbi i Kalivaçit dhe ktheheshin të dielën në mbrëmje me makinat e rastit. Padyshim që kishte edhe grupe të tjera memaliotësh, të cilët largoheshin me ditë për të ushtruar këtë gjueti, duke marr ushqime të mjaftueshme, projetorë ndriçimi nga ato që përdoreshin në minierë dhe pajisje të tjera të nevojshme për peshkim.
Mbaj mend në një nga pasditet e verës së viteve 1970, kur kam qenë vetëm 10 vjeç, shikoj xha Veliko Seferin me djemtë e tij, që po ktheheshin nga peshkimi. Ata gjuanin zakonisht në Vjosë nga Riviera e Hakes, tek vendi me toponimin, “Ujërat e zeza”, ku madhësia e peshqëve ishte nga më befasueset. Xha Velikua, po ecte në trotuarin e unazës së lulishtes të lapidarit, përballë “Mapos Ushqimore”, me kallama në duar, ndërsa djemtë e tij, duke ecur mespërmes rrugicave të lulishtes së lapidarit, duke mbajtur një peshk të madh mbi 10 kg dhe me një gjatësi mbi një metër. Ishte Asllani me të vëllain e tij, Ilirin, të cilët mbanin në supet e tyre, një hu të gjatësisë dhe trashësisë, sa të një bishti lopate, ku mbate të shkuar peshkun më të madh, që kam parë në realitet, në jetën time, aq më shumë befasuese, të rritur në lumin e Vjosës. Pas tyre vinte, vëllai tjetër, Kacumi (Skënder Seferi) me dy-tre vargje plotë me peshqë dhe ngjala, të cilët pasi do dilnin nga lulishja, nuk do ecnin as 20 m, për të mbërritur tek hyrja e pallatit, ku gjendej apartamenti i tyre. Sapo dolën nga lulishtja, u përshëndetën me babain tim. Aty isha edhe unë, pasi po luaja me shokët tek sheshi dhe dëgjova që të pyeste Asllanin, se për sa lekë do e shiste peshkun, nëse e kishte ndërmend. Por, Asllan Seferi iu përgjigj se, as që e kalonin ndërmend. Peshku ishte aq i madh, saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë atyre memaliotëve, të cilët ndodheshin në sheshin e qendrës së qytetit përpara Pallatit të Kulturës.
Kam patur fatin, që të kem shkuar disa herë, tek familja Seferi dhe aty kam parë për herë të parë, peshq të vegjël, shumë të bukur dhe të veçantë nga ata të Vjosës, të cilët i mbanin nëpër akuariume. Kacumi, pra Skënderi, më ka dhuruar një moment shumë të veçantë dhe të paharrueshëm, jo vetëm mua, por edhe shumë memaliotëve të tjerë, të cilët ndodheshin prezent, kur ai po peshkonte në një nga pasditet e viteve 1980. Ai po peshkonte tek Riviera e Kampit, nga krahu perëndimor i rrjedhjes së Vjosës, që i bie të jetë, nga krahu i qytetit; vendndodhje kjo, që përballë ka krahun e përtejshëm lindor të Vjosës, që në sfond e imagjinon të jetë midis “Shkëmbit Pllaka” dhe fillimin e “Ujit të Qetë”. Kishte shumë plazhista memaliotë, pasi po aty dhe në të njëjtën kohë, po ndiqnim maratonën e notit, të Sulo Malaj, të cilën e bënte çdo pasdite me stile të ndryshme noti, për 45 minuta rresht, duke ndjekur dhe filluar trekëndëshin, nga kahu i përjetshëm; nga fundi dhe fillimi i “Ujit të Qetë”, tek “Shkëmbi Pllaka” dhe më pas lëshohej duke kryqëzuar rrjedhën, për të prekur bregun perëndimor dhe duke u rikthyer, për të rifilluar sërisht me dhjetra herë intenerarin e tij. Ishte një moment i papërshtatshëm për të peshkuar, pasi po laheshin edhe të tjerë, ku kishte edhe fëmijë të vegjël që hidhnin herëpashere, gurë në lumë. Kacumi, nuk shqetësohej fare për këto kushte, ndryshe nga të tjetrët që, jo vetëm nuk do e preferonin këtë pikë peshkimi, por nuk do të lejonin askënd që të hidhnin gure. Nuk besonim se, Kacumi do të zinte ndonjë peshk, por pa kaluar 2-3 minuta, nxori peshkun e parë dhe kështu vazhdoi saherë që hidhte grepin në lumë, duke i nxjerrë edhe dyshe. Kjo vazhdoi përafërsishtë një orë. Të gjithë u habitëm, pasi na dukej e pabesueshme; pasi të tjerët prisnin shumë, për të kapur një peshk! Ka patur edhe një moment tjetër, kur ai po peshkonte në një nga paraditet, dhe po zinte aq shumë pshk, saqë nuk kishte më krimba, për të kuar grepat. Në atë kohë rreth tij, ishte edhe vëllai im, Agim Ismailati me shokët e tij, Fatmir Mema, Dilaver Abazi, Enver Selmani, …etj, të cilët vrisnin karkaleca dhe unë i mbaja deri sa më mbusheshin të dy grushtet së bashku dhe shkoja me vrap për t’ja dhënë Kacumit, i cili po peshkonte tek trompolinua, përballë “Shkëmbit Pllaka”, ndërsa karkalecat po i kapnim tek zallishtia në afërsi të bar-restorant “1 Maj”.
Nga vegjëlia ime, mbaj mend bashkëmoshatarin dhe shoku tim, Kujtim Bila, i cili kishte shumë fatë në peshkim. Në të shumtën e rasteve, kishte edhe memaliotë, të cilët gjuanin peshk, duke i hedhur fillot e dorës në mbrëmje dhe i mblidhnin në mëngjes. Në peshkimin me perzevol, mbaj mend vëllezërit Sulo dhe Andrea Hoxha, të cilët gjuanin në brigjet e Vjosës, përreth qytetit tonë. Në gjuetin e peshkut me pushkë uji, mbaj mend të kem shkuar njëherë me Asllanin Çilin dhe me tim vëlla, Agim Ismailatin, në rrjedhën e lumit Drino, poshtë “Ujit të Ftohtë”, e cila është e mbushur me shkëmbinjë nga ana e përtejshme. Të dy zhyteshin nën shkëmbinjë, por atë ditë nuk eci dhe aq mirë gjuetia dhe vranë pak peshqë. Aty kam parë, për herë të parë midhje lumi, të cila i nxori Asllan Çili. Asllani Çili në profesion, ishte mjeshtër kovaç dhe bënte gjithashtu, pushkë uji dhe maska zhytjeje, për miqtë dhe të njohurit e tyre. Një prej tyre ishte edhe tim at, Sherifi, i cili i kërkoi, Asllanit që t’i bënte një pushkë uji, të pajisur me maskë. Ai e bëri me shumë dëshirë. Pushka ishte porositur për tim vëlla, Agimin. Si miku i familjes tonë, ngaqë më deshte shumë edhe pse isha në klasë të shtatë, më bëri një pistoletë uji dhe një maskë, por që nuk vrava asnjëherë peshk, pasi nuk isha në gjendje ta përdorja, përveçse e përdorja më shumë maskën, për të parë shtratin e lumit, për aq pak sekonda që e mbaja me frymë në thellësi të cekta, në afërsi të bregut të lumit.
Me ndryshimin e sistemeve, pas vitit 1990-të, vëllezërit Enver Memush Selmani dhe Neritan Memush Selmani, kishn blerë një gomone në shtetin Grek dhe e përdornin për peshkim, duke përdorur perzevol. Ata lëshoheshin nga Tepelena dhe vazhdonin peshkimin edhe më tej Kalivaçit. Zinin aq shumë peshq, saqë nuk e ngrinin dot për ta nxjerr tek rruga nacionale, për t’u kthyer me makina të porositura apo të rastit. Të dy vëllezërit i kam parë rastësisht që peshkonin, pasi ndodhesha buzë Vjosës. Ishte koha, kur sapo ishte futur sezoni i vjeshtës dhe Vjosa ishte kishte dalë disi nga shtrati dhe ishte bërë më i rrëmbyeshëm. Ndihmuar nga akustika e Vjosës, dëgjohej që flisnin, por nuk po e merrja vesh nga vinte. Pas pak u shfaq një gomone që po lundronte tek toponimi “Vaja” dhe po behej gati të futej tek “Dallga e Arganellës”. Mbi gomone, pash të qëndronin dy persona të veshur me uniformë shytësi, ngjyrë të zezë. Për një çast, heshtëm të dy palët: unë më shumë, pasi i mora për të panjohur dhe të frikshëm nga befasia dhe prezenca e tyre, me një uniformë të zezë, që të jepte përshtypjen e trupave të shërbimeve të shpejta speciale dhe sekrete.
U befasova nga kjo skenë e pazakontë dhe ata të dy që më njihnin, vendosën që të më flisnin me një trashje zëri. Pas pak sekondash, pasi rrjedha po i merrte me shpejtësi dhe po i afronte më afër meje, njoha Veron, pasi filloi i pari që të qeshte dhe pastaj Neritanin dhe pas disa sekondash, ishte Verua ai, që më foli në emër: “O Mondi …”. Në një nga ditët në vazhdim, kur i takova dhe biseduam, më treguan edhe detaje rreth intenerarit të peshkimit dhe mënyrën sesi e ushtronin. Më pëlqeu shumë, sesi ata e ushtronin peshkimin në ecje përgjatë lundrimit në Vjosë dhe në kohë shumë të shpejtë. Ata gjuanin në çdo stinë dhe vetëm kur Vjosa fillonte sapo të trumbullohej. Përgjatë rrjedhjes së Vjosës, sidomos nga ana e shtratit të përtejshëm, krijoheshin shumë xhepa dhe peshqit i shfrytëzonin këto, për të mos i marr rrjedha. Enveri dhe Neritani, duke kaluar me gomone, hidhnin rrjetën tek gryka e xhepit të radhës, duke e mbyllur atë. Më pas, i trembnin peshqit duke hedhur gurë të vegjël dhe peshqit e trembur për të shpëtuar, drejtoheshin për t’u larguar nga gryka e xhepit, por aty ngeceshin në rrjetë.
Një tjetër kujtim nga më të veçantët për atë kohë, ngelet edhe ajo ceremonisë së përcjelljes së trupit të “Çapit”, qeni memaliot, që u përcoll me nderime në diktaturë për në banesën e fundit, një fakt ky që mund të jetë nga të vetmit, jo vetëm në sistemet diktatoriale, por edhe në ato demokratike nëpër botë.
“Çapi” ishte një qenë, jo vetëm i talentuar për gjuetin e lepujve, por edhe shumë i zgjuar, pasi kishte mbrehtësi për të kuptuar dhe komunikuar, jo vetëm me të zotin e tij, por edhe me ata që kujdeseshin më shpesh për atë. Ishte shumë i dashur dhe besnik. “Çapi”, ishte i gjuetarit. Alem Kanani. “Çapi” mbahej për një nga zagarët gjuetarë më të mirë për të gjuajtur lepujt, jo vetëm në Memaliaj dhe rrethin e Tepelenës, por edhe më gjerë. Nëse në atë kohë do të krahasohej për nga aftësitë, ndoshta mund të ishte edhe nga më të veçantit, jo vetëm në vend, por edhe nga jashtë kufijve tanë!
Kishte aftësi të veçanta, pasi ia nxirrte lepurin, gjuetarit përpara syve dhe shumë afër, për ta qëlluar me çifte. “Çapi” ishte aq i aftë, saqë në shumë raste, i kapte lepujt dhe ia çonte në duar, gjuetarit, Alem Kanani. Për “Çapin”, kujdesej shumë, jo vetëm Servet Kanani, i cili ishte djali i gjuetarit, por edhe memaliotët e tjerë, si: Fatmir Mema, Dilaver Murati, Albert Malka, Agim Ismailati, Ahmet Deshiku, Vladimir Goxha, Edmond Mema, Enver Selmani, Ferdinant llaka, Hysen Imeri, Agron Seiti, …etj, pasi zagarët e gjahut të këtij gjuetari, banonin në një nga vendet që u kishin ndërtuar të zotët kujdestar, në periferinë e qytetit, buzë Vjosës, nga krahu i “Ofiçinës së Minierës”, që ishte ndërtuar në periferi të qytetit.
Edhe pse isha më i vogël, kam patur fatin që të luaja edhe unë me “Çapin”, duke e përkëdhelur, herë unë dhe herë të më përkëdhete ai, pasi kishte raste që bëhesha pjesë e shoqërisë së këtyre memaliotëve, nga ana e tim vëllai, Agimit.
Në një nga netët e atij sistemi, policia kishte dalë për të vrarë zagarët, që dilnin në orët e vona nëpër rrugët e qytetit. Një prej këtyre policëve të ligjëruar apo atyre “policëve” vullnetarë, padrejtësisht, i mori jetën edhe “Çapit”. Të gjithë ata që e njihnin dhe kishin dëgjuar për “Çapin”, u hidhëruan po aq shumë, sa familja ku bënte pjesë edhe prezenca e tij, por edhe emrat e këtyre memaliotëve që lartpërmenda, ku bëjë pjesë dhe unë. Mes hidhërimit të madh, këta memaliotë e gjetën trupin e pajetë të “Çapit”, që punëtorët e komunales e kishin hedhur në pjerrësinë e buzës së lumit Vjosë, midis kufirit të rivierës së “Hakes” dhe të “Arganellës”; dhe e morën për ta përcjellë me nderimet më të mëdhaja të kohës; për nga kushtet dhe kufizimet, që të detyronte ai sistem diktatorial.
Mbaj mend që e kemi marr dhe e kemi futur në një arkivol të sajuar me arkat e ambalazheve ushqimore të asaj kohe, të marra nga të hedhurat e NFP-së (Ndërmarrja e Furnizimit të Punëtorëve). Arkivoli u mor mbi një tezgë, nga ato që përdoreshin në sektorin e ndërtimit dhe e kemi çuar në një vend tjetër buzë Vjosës, midis “Arganellës” dhe “Vajës”, ku më të rriturit e zgjodhën për vendprehje të përshtatshme, shumë afër një rrapi të vjetër në moshë, por të shëndetshëm. “Çapi”, ashtu i heshtur në dukje, por fisnik, dukej sikur po flinte dhe do çohej nga çasti në çastë. Pasi i’u vendos kapaku i arkivolit, që do t’a kufizonte dhe hermetikoste trupin e tij nga kaltërsia e qiellit dhe drita e diellit, por edhe prej syve tanë plotë dëshpërim, por jo shpirtin e tij të lirë, që padyshim do jetë mishëruar, në një trup apo krijesë tjetër.
Mbaj mend, që në shenjë nderimi, janë hedhur për shpërthim disa kanaçe me karbit, të cilat fluturonin disa metra në lartësi, në vend të shpërthimeve të artilerive luftarake, ku jehona e shpërthimit të tyre, dhjetëfishihej nga agustika që u jepte lugina e Vjosës. Mbi kapakun e artkivolit u hodhën lule që gjendeshin përrreth, disa cigare të lira dhe paketa të markës së kohës si; “Durrësi” e “Partizani”. Në shenjë nderimi, nga të gjithë, u mbajt për një moment, heshtjeje, por të shoqëruar me lotë nëpër sytë këtyre memaliotëve.
Në atë paradite, të një nga ditët e korrikut të nxehtë, kam qenë në pushimet verore, para se të hidhesha në filloren e klasës së katërt dhe kur pashë ata lotë në sytë e tyre, kuptova se ata po përcillnin një krijesë fisnike, që u kishte dhuruar kujtimet më të bukura në këtë bashkëjetesë, të paracaktuar nga i madhi Zot. Pasi u përcoll dhe u mbulua trupi i tij, tek trungu i rrapit në krahë, u gdhendë emri “ÇAPI”. Këtë e filloi ta gdhënde, Enver Selmani, me një sopatë të vogël, e cila ishte e babait të tij dhe e përfundoi, Albert Malka. Kjo u bë, që t’mos harroj vendprehja e “Çapit”, pasi kjo e fundit ishte jo larg dhe në një drejtim me banesën e tij, ku u lind, urit dhe kaloi jetën e tij, derisa i’u morë jeta tragjikisht.
Nuk e solla këtë rast, as për luks dhe as për të shitur mend tek ata pak, që mendojnë si trumcakër, por për të treguar se ky është dhe ngelet një rast unikal në botë, aq më shumë, në një sistem ku nuk llogaritej fare, marrja e jetës së njeriut, me gjakftohtësinë më të thellë; por për të treguar kulturën dhe vlerat e pjesës tjetër më të madhe të memaliotëve, që ishin pro jetës dhe të drejtës së çdo krijese, që na kishte rënë në pjesë, në këtë bashkëjetesë të caktuar nga Zoti, që fatkeqësisht u përjetua e kufizuar dhe e diktuar nga diktatura.
Nëse sot, në jetën reale dhe demokratike të kësaj bote, duke e përjetuar nga ata që njohim apo mësuar nga mediat, të cilët kanë nderuar dhe nderojnë qentë e familjeve të tyre e deri tek ata shtetërorë, me uniformë e grada ushtarake e policore, rasti jonë si bashkëqytetar, ka qenë dhe ngelet i veçantë në botë.
Sa herë që e kujtoj këtë gjest fisnik, aq më shumë më bënë krenar, pasi kur e kam ndarë me shumë të huaj, po aq shumë sa e kanë dënuar ekzekutimin e “Çapit”, nga policia e atij sistemi, po aq edhe i kanë e vlerësuar nderimet njerëzore që i kemi bërë kësaj krijese inteligjente, e cila, nëse do të ishte në gjendje të fliste, do të kishim mësuar shumë nga universi i tyre shpirtërorë.
Ky funeral, nëse do të binte në veshët e sigurimit të shtetit të asaj kohe dhe të merrej seriozisht, padyshim që do të përjetoheshin edhe përndjekjet e kohës, si për organizatorët dhe pjesëmarrësit; si përpjekje për zgjimin e një rebelimi ndaj sistemit diktatorial.
Padyshim që ka edhe nga ata, që duan të dinë më shumë detaje në lidhje me ekzekutimin e Çapit, të cilat nuk i përfshiva më lart. Këto të dhëna i japin një pasqyrim më të plotë rrethanave që e çuan në krijimin e asaj atmosfere vrasëse, që i mori jetën Çapit, të cilat do i sjellë në vazhdim:
Nisur nga harbimi i qenve të fshatit të Memaliajt që shtrihet në kodër, harbim ky që ndodhte më shumë, në ditët shumë të nxehta të korrikut, ata lëshoheshin poshtë në qytet, jo vetëm natën, por edhe ditën! Qentë ishin shumë të fortë, pasi ishin të racave që përdoreshin për të mbrojtur stanet. Kishte kohë që memaliotët ishin të shqetësuar për rrezikshmërinë e tyre, por edhe pse policia u kishte bërë njoftime fshatarëve, ata nuk i mbanin të lidhur.
Përgjatë ditës, nuk mund t’i asgjësonin, arsyeja ishte se banorët gjendeshin gjithandej në terren. Si e tillë, zgjodhën natën, duke vënë në dijeni edhe gjuetarët memaliotë, që t’i mbanin mbyllur qentë, pasi pas orës 22:00, do të vritej cilido qenë që do u dilte përpara. Nga ky njoftim, reaguan edhe banorët, për të mos dalë në orët e vona. Ishte viti i tretë që policia kishte ndërmarr fushatën në fjalë, duke ngritur grupe ekzekutuesish, ku bënin pjesë edhe gjuetarët, që i thërriste policia dhe i urdhëronte që të merrnin çiftet e tyre, për të qëlluar qentë.
Si fillim, gjuetarëve nuk u pëlqeu të merrnin pjesë edhe pse ishin të detyruar nga policia, por vendosën të shkonin, pasi vetëm kështu ishin më të qetë, për të shmangur çdo përballje me ndonjë qenë gjahu që mund të kishte ngelur pa u mbyllur në kolupet e tyre, pasi përveç gjuetarëve, policia kishte thirrur edhe disa nga ata veteranë lufte, që u lejohej të mbanin armë të markës “Belçikë”, në shtëpitë e tyre. Këto patrulla nuk operonin më shumë se 2-3 netë. Në një nga këto net të vitit të tretë të kësaj fushate, mori jetën e Çapit, por jo nga saçmat e gjuetarëve, por nga plumbat e të njëjtës pistoletë, që plagosi ushtarin tek kthesa, i cili ishte duke pritur makina rasti, për të shkuar në brigadën ushtarake, në Tepelenë.
Gjuetarët, e fillonin patrullimin e tyre, gjysëm ore, para se të binte muzgu i mbrëmjes dhe këtë e bënin, nga shkolla dhe rrethinat e tyre, por dhe nga fusha e sportit, të cilat lokalizoheshin në periferinë e qytetit, jo shumë larg rivierës së lumit Vjosë. Preferonin periferinë, pasi jo vetëm të siguroheshin që zagarët e gjahut ishin mbyllur brenda nëpër kolupet e tyre, që u kishin ndërtuar në pyllin buzë lumit që u kishin ndërtuar, por ndiheshin edhe të ofenduar, nga detyrimi policorë, që u kërkonte të ktheheshin në gjuetarë qensh..!
Çapi u ekzekutua pas spitalit, në afërsi të rrugicës, përballë krahut tjetër të rrugës ku ka ende shtëpinë familja e Aristill Dones. Disa metra më tutje, më në thellësi të bllokut të shtëpive të para në Memaliaj, të cilat janë të gurta dhe të ulta, ndodhej posta e policisë.
Duhet të këtë qenë mesi i natës, kur grupi me policin dhe dy gjuetarët, u përballën me Çapin, i cili po përtypte ushqimin që sapo e kishte gjetur përtokë midis dy kazanëve që komunalia i kishte lokalizuar.
Polici do jetë detyruar ta qëllojë, pasi gjuetari ka hezituar, ngaqë nuk mund të qëllonte ndaj një krijese fisnike që atyre u ka shërbyer aq shumë, saqë këta gjuetarë i mbanin të flinin edhe në shtëpitë e tyre, kur bënte shumë frohtë.
Çapi ishte i vetmi qenë gjahu që përballej dhe ndeshej me qentë e racave të tjera të forta, siç ishin qentë e oborreve të fshatrave përreth, të cilët kishin zhvillimin trupor, forcën dhe egërsin e qenve që përdoreshin për mbrojtjen e kopeve dhe staneve.
Në lidhje me gjuetarët që banonin nëpër fshatrat e rrethit të Tepelenës, të cilët përdornin çifte, leqe dhe çarqe, por edhe peshkatarët, për të siguruar gjahun e tyre, janë si më poshtë:
Toskmartalloz: Ymer Malo dhe Ismail Malo. Peshtan: Ymer Malo dhe Ilir Baze. Dukaj: Sulo Bejko, Albert Kordhaj, …etj. Izvor: Guri Zenjel Hasanaj, mjeshtër në leqe dhe çarqe dhe mjeshtër në gjuetin me çifte, i cili e ka ushtruar para vitit 1990. Mamugjinaj: Maze Merko, i cili njihet si gjuetar dhe peshkatar. Dragot: Qemal Mema, Kadri Laze, Ilmi Lulo, Meto Kora nga Kalaja e Babies së Dragotit, Bashkim Shehu, Nexhip Haskaj dhe Hasan Cani, i cili ky i fundit ishte aktiv në mbushjen e fishëkve me saçma, për të cilat kishte gjetur mënyrën për t’i farkëtuar vetë. Damës: Novruz Gjonçaj, Veis Jaupi, Sinan Divintaraj, …etj. Mamaj: Ali Ruka. Matohasanaj: Bastri Liçaj është gjuetar para vitit 1990-të, ndërsa pas këtij viti shquhen edhe gjuetarët e rinj si: Lelo Dimraj, Mujsi Çukaj, Drini Hametaj, …etj. Lekdush: Omar Hajnaj dhe pas vitit 1990-të është Selam Hajnaj. Gusmar: Bardhyl Sako, Vullnet Mita. …etj. Nivic: Luan Memisha, Sadik Saka, Pashun Memisha, Halil Hoxha, …etj. Rexhin: Nuredin Bresho, Nexhip Ceka, Babo Ormëni, …etj. Kodër: Kozma Shumeli. Lekël: Panajot Puleri. Ndreko Muçi, Ylli Puleri, Pano Dine (leqe, çarqe), Miti Shumeli (leqe, çarqe), …etj. Kalivaç: Idahi Mahmataj, Shyqyri Hadëri, …etj. Toç: Flamur Halilaj. Hormovë: Skënder Skëndi. Mezhgoran: Sinan Myrteza Rrapaj, Hasan Bani dhe më vonë, fëmijët e tyre, Xhevair Bani dhe Myrteza Sinan Rrapaj, …etj. Salari: Aben Zagolli, Novrus Beqiri, Shenasi Kindi, Xhevdet Ruka…etj. Rabie: Teme Vesel Lamaj. Selckë: Gramoz Zeneli, pas vitit 1990. Anëvjosë: Sulo Seiti, Qani Shehu, Ali Mehmeti (Ruçaj), …etj. Bënçë: Arseni Maçi. Arrëz e Vogël: Halim Kika, Ceke Kika, Xhevahir Kika, Haxhi Lala, Levend Lalaj (pas ‘90), …etj.
Qeserat: Një nga gjuetarët e kësaj treve, njihet edhe Adem Brahimi (Adem Brahim Demiri), i cili ka patur një çifte sovjetike, dygrykëshe të kalibrit 16-të, të markës “Zis”. Ka patur tre zagarë gjahu: “Porozi” që gjuante kunadhe, ndërsa “Çapi” dhe “Bali”, gjuanin lepuj, dhelpra dhe ujqër.
Sinanaj: Mystehak Ormeni, Zilfo Hysenaj, Qazim Merkaj specialist në ngritjen e çarqeve për dhelpra dhe kunadhe, pa harruar edhe peshkimin. Hysen Banushi, njihet si teknik për ngritje leqesh. Engjëll Zotaj, gjahtar me çifte dhe leqe. Të tjerë gjuetarë, janë: Halil Nazua (peshkatar), Thanas Pali (peshkatar), Halim Gjergu (peshkatar), ndërsa Drin Hametaj, është gjuetar i ri. Të gjithë gjuetarët e tjerë, janë nga koha e sistemit të kaluar.
Krahës: Muhamet Yzeir Hada, Hasim Yzeir Hada, Abedin Dervishi, Jonuz Medin Shehu, Rexhep Hysi, Xhemal Hysi, Ferik Hysi, Bace Ganiu, Selfo Medin Shehu, Muharrem Dervishi, Eqerem Doda, Ceno Izeti, Ferik Hysi, Qemal Qerimi, Bledar Hada, …etj, të cilët janë gjuetarë që nga koha e sistemit të kaluar. Nuredin Meçani dhe Memo Çela, njiheshin për gjuetinë e peshkut.
Zona e Buzit: Novrus Çapuni, Hetem Mamaj, Ismail Xhelili, Rushani Brahimi, Memet Minaj, Hetem Jenishi, Novrus Hamza, Feti Lala, Haxhi Lala, Selam Xifi, të cilët janë gjuetarë të vjetër, qysh nga sistemi i kaluar. Pas vitit 1990-të, dolën edhe gjuetarë të rinjë si, Geni Çepuni.
Dhëmblan: Skënder Bylyshaj, Malo Lazaj, Laze Lazaj, Njazi Sulaj, Muhamet Zano, Sherif Ceka, Gentjan Sinaj, Eduart Kacorraj, Albjon Lazaj, Gëzim Sulaj, Ervis Llanaj, Aurel Dedaj, Thanas Pali, Duro Dalani, Mystehak Ormëni, Engjëll Zota, Haki Dervishi, Duro Dalani, Skënder Velo, Shyqyri Kaçi. Hate Agaj (lak, çark), Malo Laze (lak, çark), Ago Agaj (me file (lak) dhe shquhej për gjuetin e kunadheve), Sheref Ceka, …etj.
Progonat: Qenan Haska, i pari gjuetar në këtë fshat. Myftar Cara është gjuetar i viteve 1975-85, Alush Milori, Pëllumb Haska, Bixo Haska, Pëllumb Hasha, Rrudhe Milori, Shefik Koka, Sherif Imeri, Aleks Mema, Fejzo Danaj, Flori Haskaj, Myftar Caraj, Mihal Mema, Mitat Qendro, Neim Milori, Shkëlqim Lela, Myzafer Cukallaj, Leven Hyseni, Imer Muha, Islam Kurra, …etj.
Turan: Gjahtarë të mirëfilltë të viteve 1950-65, në këtë trevë kanë qenë, Xhafer Tringa, Kapllan Ruka, Ali Ruka, …etj. Në vitet në vazhdim, e kanë ushtruar si, Kanan Mamaj, Filo Kuçi, Nelo Kuçi, ndërsa Petrit Pilaj, është pas vitit 1990, …etj.
Maricaj: Tek “Shpella e Dokos”, gjenden shenja të periudhës para erës tonë. Rrënoja të vendbanimeve të hershme gjenden edhe tek “Bregu i Gjahtarit”, në Latistan dhe tek “Shehi i Gucajve”.
Dorëz: Gjuetarë dhe peshkatarë për këtë trevë, e kanë ushtruar këta banorë të saj: Hazis Dervishi, Demo Tafili, Haxhi Pasha, Nimet Pasha, Lefter Hasa, Hektor Lamaj, Besim Zeneli, i cili ishte gjahtar që zinte vetëm kunadhe dhe ishte shumë specialist.
Nga dashamirësit e gjuetisë së peshkut, na dhanë edhe disa emra të peshkatarëve nga Vlora, emrat e të cilëve janë: Mejtim Rapaj, Shkëlqim Ormëni, Ardian Shehu, …etj.
Ndërsa gjuetarët me çifte dhe peshkatarët e qytetit të Tepelenës, ndër vite, që nga fillimi i sistemit të kaluar e deri më sot, janë këta: Memet Zagolli, Memet Kalemi, Jonuz Dervishi (i vetmi nga Tepelena që kishte zagarë për gjuetin e dërrave), Ylli Jonuz Dervishi, Shkëlqim Jonuz Dervishi, Xhafer Çuedari, Vlash Konomi, Filip Konomi, Murat Burhani, Agron Iliriani, Paqësor Ormëni, Kiço Tarifa, Shkëlqim Hasa, Jorgo Lako, Fone Done, Arqile Done, Kristaq Done, Arben Zagolli, Sefer Qëndro (mbahet mend, që ka vrarë një derr të egër dhe shumë të madh), Myftar Hoxha, Vesel Çibuku, Hari Duvli, Sefer Qëndro, Tafil Caca, Luan Qorri (gjuetar, peshkatar), Mitro Dine (gjuetar dhe peshkatar), Dritan Badun Qëndro (mjeshtër me pushkë uji), Albert Kapaj (mjeshtër i kapjes së peshkut me duar, kallam dhe rrjet), Sero Shefiti, Bejo Zhupa (1970-90), Barjam Seiti, Ari Duvli, Viktor Hasa (gjuetar, peshkatar me pushkë uji), Shkëlqim Hasa (gjuetar, peshkatar me pushkë uji), Duro Dalan Halili, Ilmi Lula, Aqif Islami, Tafil Caca, Luan Qorri (gjuetar, peshkatar), Shkëlqim Qemal Ormëni (peshkatar i vjetër), Myftar Hoxha, Thoma Xhavara, Shahin Tahiri, Spiro Shefiti, Lulush Skëndi, Kujtim Skëndi, Ali Ruka, Miço Tarifa, Aqif Islami, Sami Mema, Lutfi Sherifi, Haxhi Dosti, Sejdin Dosti, Memë Sherifi, Meto Korra, Myzafer Zemani, Bato Karafili, Agron Kasneci, Skënder Skëndi (gjuetar i vjetër me çifte dhe i organizuar në Shoqatën e Gjuetarëve para vitit 1990, peshkatar), Besnik Skënder Skëndi (gjuetar, peshkatar dhe gjuetar me pushkë uji), Jonuz Dervishi (peshkim), Ardian Shehu (peshkim), Nexhip Haska (peshkim), Haxhi Dosti (peshkim), Astrit Muçi (peshkim, i kapte peshqit me dorë), Hasan Bani, Sinan Rrapaj, Servet Bani, Ferit Bani, Xhelal Kalemi (peshkim), Ali Aliraj, …etj. Gjuetin e peshkimit me hedhje rrjete, e kanë ushtruar këta peshkatar tepelenas: Xhelal Kalemi, Arjan Kalemi, Mariglen Çunaj, Fejo Dule, Ertil Xhihani, Arjan Shehu, Altin Selimi, …etj.
Për ndonjë detaj më shumë, në lidhje me këta gjuetarë të qytetit të Tepelenës, na ndihmojnë edhe kujtimet e bashkëqytetarëve të tyre, të cilat po i sjellë më poshtë:
Ilir Kasneci: “Shkëlqim Hasa dhe i vëllai i tij, Viktor Hasa, janë shquar si gjuetarë, por edhe për gjuetinë e peshkut me pushkë uji. Gjuanin aq shumë peshk, saqë nuk dilnin nga lumi, pa zënë 10 kg.”
Dritan Hyseni: “Në qytetin e Tepelenës, gjuajtës peshku me pushk uji, ishte Shkëlqim Hasa nga “Lagja 15 Shtatori”. Dritan Badun Qëndro, mjeshtër me pushkë uji. Albert Kapaj, mjeshtër i kapjes së peshkut me duar. Ndërsa tepelenasit, Murat Burhani, Agron Iliriani dhe Paqësor Qrmëni, shquheshin për peshkim me kallama dhe rrjeta. Ilmi Lula, Aqif Islami dhe Krisataq Done, njihen për gjuetarë të vjetër, ku shquheshin edhe për zagarët që mbanin, të cilët ishin shumë mirë, për të nxjerr gjahun në pritë. Të gjithë këta gjuetarë, janë para vitit 1990.”
Nisur nga studimet e bëra, për pesë dekadat e fundit, statistikat tregojnë se numri i kafshëve të egra në tokë, ka pësuar një rënie të ndjeshme, deri në 69%. Padyshim që është një shqetësim serioz, pasi edhe këto gjallesa, janë pjesë e hallkave, të cilat unifikojnë ekzistencën, jetën në planetin tonë. Si e tillë, si në çdo vend të botës, edhe në vendin tonë, me ndërrimin e sistemeve, përveç shtetit, iu shtuan edhe lëvizjet e ambientalistëve, të cilat duhen përgëzuar dhe mbështetur, për përpjekjet e tyre sensibilizuese; të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në nivele të ndryshme, për mbrojtjen e ambientit, ku bëjnë pjesë edhe gjeneratat e kafshëve.
Padyshim që me kalimin e kohës, këto lëvizje do të bëhen më të mëdha dhe më të fuqishme, pasi të jetë përfshirë edhe pjesa tjetër e ndërgjegjësuar e shoqërisë shqiptare, ku ashtu siç lobojnë për partitë ku ata aderojnë, duhet ta bëjnë edhe për mbrojtjen e ambientit; pasi duhet të japim shembullin më të mirë, që brezat e ardhshëm të jenë më të sigurt, për çfarë ata do të trashëgojnë.
Duke marr shkas, jo vetëm nga disa komente, të bëra tek fotografitë e disa gjuetarëve memaliotë, të kthyer nga gjuetia me gjahun e tyre nëpër duar, por edhe të atyre shqiptarëve pro ambientalistëve, të cilët komentojnë dhe protestojnë me të drejtë nëpër pamjet e bëra publike në mediat e shkruara dhe ato vizive, nuk duhet të harrojnë që këtë zemërim, duhet t’ia adresojnë në forma të ndryshme, qeverive shqiptare që venë dhe vinë. Shprehem kështu, pasi janë këto qeveri, të cilat nuk merren me zbatimin e ligjeve që mbrojnë edhe këto krijesa; pasi u’a dinë mentalitetin popullit, ku bëjnë pjesë edhe këta ambientalistë, të cilët i mbështesin këto parti, me zellë të flaktë edhe pse janë të vetëdijshëm, që nuk do ndryshojnë asgjë, por përkundrazi, do të vazhdojë evoluimi i korrupsionit, që pasuron vetëm klasën politike, disa nënpunës, aktivistë hipokritë, dhe ata biznesmenë që i kanë ortakë.
Ambientalistët duhet të dëshmojnë në fillim, ambientalizmin me vetveten dhe pastaj të luftojnë, për të dëshmuar misionin njerëzorë! Njeriu nga natyra është mishngrënës, pasi pas frutave dhe mollës që shijuan Adami me Even, në kopshtin e Edenit, filluan që të ushqeheshin me mish, që në momentin, kur u shpik zjarri.
Ti biem shkurt, se sot janë shumë që merren me të drejtat, që njihen si ambientalistë dhe mirë bëjnë, por bien në kundërshtim me veten ..! Dihet që gjithçka që na ka dhuruar Zoti, duhet të shfrytëzohen dhe kontrolluar, për aq sa na nevojitet për të jetuar dhe jo duke bërë vetëvrasje, vetëm për t’u pasuruar…!
Nëse njerëzit do të ishin kaq të sinqertë sa vetë natyra, nuk do ta shkatërronin këtë të fundit, vetëm e vetëm për të plotësuar egot e shfrenuara personale, të cilat kanë çuar drejtë dhunimit, marrjes dhe vazhdimit të ekzekutimit të lirisë së natyrës dhe krijesave që i dhuroi Zoti dhe jo për t’ja marr njëri-tjetrit..! Po të ishte kjo ndërgjegje kaq e pastër, nuk do të ekzistonin, gardhet, kufijtë, komunitet, shtetet, perandoritë, skllavërinë, diktaturat, krimet e natyrave të ndryshme, pasi dihet që nuk jemi në Parajsë, por në tokë, duke mbijetuar në një udhëtim brezash dhe pakthim mbi tokë dhe të kufizuar me kohën, po nga vetë koha!
Nuk mund të gjykohet një gjuetar i ndershëm që ushtron gjueti të kontrolluar, si në atë sezonale, por edhe në objektivin e përcaktuar me ligjin e një shteti, ku ata jetojnë dhe punojnë.
Ku kanë qenë këta ambientalistët? Pse nuk kanë protestuar dhe të protestojnë, që t‘mos lejohen shitjet e peshkut, mishërat dhe produktet ushqimore që vinë nga qumështi..?! Pse nuk protestojnë, që të ndalohet shitja dhe përdorimi i orendive të prodhuara me lëndë druri apo këpucët, çantat dhe veshjet me lëkurë kafshësh..?! Pse këta nuk protestojnë, për të ndaluar eksperimentet në mjekësi, të cilat bëhen tek kafshët, për të arritur së prodhuari një ilaç që t’i shërbejë njerëzimit …?! Janë shumë shembuj, por duhet të jemi fanatik me logjikë duke mbrojtur dhe shfrytëzuar natyrën që na ka dhuruar Krijuesi, në një harmoni ekuilibruese dhe jo shkatërruese, pasi kjo e fundit të çon drejt apokalipsit njerëzor dhe në fund, atë që Krijuesi vendos të riciklojë, kur shikon që njerëzit nuk e meritojnë!
Derisa mediat janë ende duke publikuar krime të gradave të ndryshme në familje dhe shoqërinë civile dhe ambientalistët vazhdojnë të duartrokasin dhe mbajnë në pushtetet kalimtare dhe atë prezent, politikanët e korruptuar që bëjnë moralin e të ndershmit, padyshim që këta nuk janë ambientalistë, por vetëquhen të tillë, për të përfituar sadopak nga programet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, që lëvrojnë miliona euro dhe dollarë, të cilat në fund i ndajnë, me ata që ligjërisht, dihen sikur i shpërndajnë. Kur rastësisht kam takuar dhe kam pyetur një vajzë të tridhjetave, e cila ishte avokate për dhjetë vjet rresht, për një organizatë jofitimprurëse: Nëse do të ktheheshe në kohë, a do të vazhdoje përsëri studimet për drejtësi? Jo, por pse më pyet? – më kthehet ajo disi e habitur. -Të pyes, pasi nga bisedat e rastit që kam patur me shumë koleg të fushës tuaj, nuk kanë dashur të rikthehen, ngaqë është punë që nuk u del koha për t’u marr me veten dhe nëse nuk martohen para se të mbarojnë shkollën, shumica ngelen beqar. -Do të preferoja të hapja një organizatë jofitimprurëse, pasi gjysmat e parave do të kalojnë në llogarinë time…? -u përgjigj ajo, duke mu afruar pak më afër dhe me një gjysmë zëri të heshtur, sikur nuk donte që ta dëgjonin të tjerët edhe pse nuk ndodhej asnjë njeri afër nesh. E kuptova pse u tregua aq e sinqertë me një të panjohur si mua, që nuk më mësoi as emrin dhe që ndoshta e ka marr për rastësinë e vetme këtë takim, por ngaqë i pëlqeu e vërteta e bisturisë së fjalëve të mia, përgjatë bisedës disa minutëshe, përveçse e ngushëlluar për kohë që i ka kaluar, por edhe e pushtuar nga emocionet plotë dëshpërim, të cilat këto të fundit, fituan mbi logjikën e saj dhe e detyruan emocionalisht, të nxirrje sekretin e kamufluar, i cili shtiret si i shenjtë duke mëkatuar hapur dhe i mbrojtur me ligj…! Pra, aty ku ka shumë zhurëm për fonde, donacione, investime, tendera, shoqata, organizatma, studime dhe zbatime projektesh, …etj, padyshim që do të zbulohen edhe shumë vjedhje e shkelje ligjore, që mund të çojnë përpara drejtësisë me miliona njerëz në këtë botë, vetëm me kusht nëse drejtësia është në duart e atyre që e duan hyjnoren dhe jo djallëzoren.
Njeriu duhet të jetë ambientalist me vetveten: duke filluar nga ajo e shëndetit mendor, shpirtëror, fizik dhe pastaj të merret me natyrën, ku ai punon dhe jeton..!
Ngaqë kjo nuk ka ndodhur ende, pasi njerëzimi jeton i përmbytur shpirtërisht, padyshim që do të përjetojnë edhe apokalipse të perimetrave të ndryshëm në shoqëri dhe kohën që jetojnë, kontribut ky i pashmangshëm, që po e çon botën drejtë përjetimit të apokalipsit biblik.
Në mbyllje të këtij shkrimi dokumentar, për këtë sport, sa të vjetër dhe shumë popullor, më duhet të shprehë mirënjohjen time më të thellë, për të gjithë ata bashkëqytetar dhe bashkëpatriotë tepelenas, të cilët kanë ndihmuar me të dhëna, për realizimin e këtij shkrimi historik.
Edmond Ismailati
Tetor 2024