Extra Gjuha e urrejtjes/ Babai i Kiarës i prekur nga “opinionistët që zgërdhihen...

Gjuha e urrejtjes/ Babai i Kiarës i prekur nga “opinionistët që zgërdhihen me Kiarën”: Çfarëdo që të bëjë, do e sulmojnë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve në rrjet.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë.

Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Në fakt, Arbri bëri sot një mea culpa për fjalorin e rëndë që ka bërë ndaj Kiarës, ndërsa Zhaklina nuk ka bërë asnjë koment.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi që ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.

“Ka qarë për 3 ditë rresht”/ Babai i Kiarës tregon çfarë i tha të bijës për Luizin: Pse është më e afërt tani

Ai ka zbuluar dhe çfarë i ka thënë Kiarës pas daljes nga BBVIP në lidhje me Luizin, të dashurin e saj. Po ashtu ai shprehur rezerva për reagimet e opinionistëve, të cilat sipas tij vetëm sa shtojnë urrejtjen ndaj Kiarës.

“Më tepër ka folur nëna e Kiarës me të, sa për ndryshimin e sjelljes, nëse Kiara do sillej njësoj do thoshte a po kjo nuk bën më. Kiara tani gjykohet pse ka ndryshuar. Nuk ka një argument që të thotë Kiara do bënte këtë apo atë. Po të them të drejtën. Me Luizin kam qenë dakord për çdo vendim që ka bërë Kiara. U tremba kur mori popullaritet në fillim, thashë ‘Ah mos’. Mua më duket se Kiara po paguan një çmim për të tjerët.

Është më e afërt me Luizin sepse pa reagimin e njerëzve. Kiara është tip i ftohtë. Më parë po të mos bënte reagim do ta gjykonin, por edhe kur reagonte e gjykonin. Një lidhje është e ndryshme, nuk ka një shabllon që ta ndjekin dhe thotë një çift ideal bën këtë bën atë. Kiarës i thonë pse nuk pranon që të të ndihmojë Luizi. Por pastaj kur Kiara tha dua të më ndihmojë, i thanë jo një femër e fortë etj. Unë dua vetëm të mos mërzitet me Luizin. Gjithçka fillon e mbaron Kiara-Luiz. Vetëm ata komentohen.

Mua më vret kur qeshin opinionistët në lidhje me Kiarën. Janë disa vogëlsira që ngrejnë urrejtjen kundër Kiarës”, tha Arben Tito.

Ai ka zbuluar se Kiara pas daljes ka kaluar 3 ditë duke qarë dhe ishte shumë e ngarkuar nga komentet e njerëzve.

Kiara ka qarë për 3 ditë pas daljes. Ka qenë shumë e rezervuar për të folur. Më tha që ka mundësi për tu futur prapë se do bëhet një votim. Vetëm qante, më thoshte nuk e dija çfarë të bëja. Unë i thashë analizo çfarë gabimesh ke bërë, në fund del që nuk ka bërë asgjë. Nuk ka ngacmuar njeri, nuk i ka vënë njeriu shkopinj nën rrota. Ajo ishte shumë e ngarkuar. Kiara me njerëzit që nuk i do thjesht i injoron. Aty brenda nuk ka mundësi. Unë i them të gjithëve ta mendojnë sikur e kanë vajzën e tyre. Lërini ta shijojnë atë Big Brother aty brenda”, tha ai.