Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra burrin e zv/ministres së brendshme Rovena Voda, Aurel Voda.
Aurel Voda është drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor
“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë“, shkruan ministrja në një status në rrjetet sociale.
Bashkëshorti i zv/ministres Rovena Voda, Aureli u shpreh me një fjalor fyes në rrjetet sociale duke sulmuar median.
Më parë ai ishte bërë i “famshëm”, nga dhe ku nisi gjithçka, duke thënë se “nuk i plaste fare k*ri për negociatat”.
Ndërsa më pas avancoi duke marrë mbarë të “gjithë ata që ia kanë prishur gjakun këto ditë”.
“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni” – shkruajti Voda në statusin e tij në formë reagimi ndaj lajmeve për komentin e tij të bujshëm për negociatat.