Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nuk kthehen këtë vit në auditore. Burime nga dekanati i këtij fakulteti bëjnë me dije se për shkak të pandemisë së Covid-19, semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 do të mbyllet online.
Po ashtu struktura e vitit akademik shtyhet me dy javë për të rifituar çdo lloj humbje kohe për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Po ashtu edhe sezoni i Provimeve do te realizohet online.
Sipas vendimit të dekanatit edhe Provimi i diplomës do të zhvillohet online. Për këtë janë urdhëruar të ngrihen komisionet, datat dhe oraret.
Burime zyrtare nga dekanati i këtij fakulteti bëjnë me dije se do të jenë dy data provimesh për secilën disiplinë. Në rast se një student humb mundësinë për të marrë pjesë në provim, atëherë do të krijohet hapësirë në Shtator, raporton Tv Klan.