Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e marrë më 19 mars 2024 për ish-zyrtaren Alda Klosi, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e kësaj të fundit Havier Dobi.
Ish-zyrtarja është dënuar me 20 muaj burg për “mosdeklarim e fshehje pasurie”.
Rozeta Dobi me 4 vite e 8 muaj burg për vjedhje në dy raste dhe djali i saj Havier Dobi me 1 vit e 8 muaj heqje lirie po për vjedhje.
Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në shkurt të një viti më parë.