Gjykata e Elbasanit vendosi lejimin e ekstradimit të Faruk Ozer drejt Turqisë.
Gjatë seancës që u zhvillua ditën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as bosi turk i kriptomonedhave dhe as avokati i tij,
Ozer i cili akuzohet nga Prokuroria e Stambollit se ka mashtruar qytetarët turq me kriptomonedhat duke zhvatur mbi 2 miliardë dollarë e ka kundërshtuar procesin e ekstradimit në Turqi me argumentin se çështja e tij ishte politike.
28-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 gusht kur u arrestua në Himarë.