Gjykatës së Lartë i shtohet një tjetër anëtar. Presidenti Ilir Meta ka vendosur emërimin në detyrë të Arbena Ahmetit si anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë. Kandidatura e saj ishte propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë nga sot bëhet me 10 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total
Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën për përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve.