Aktualitet Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua dhe Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.