Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako duke refuzuar rekursin e bërë prej tij dhe të bashkakuzuarve nga SPAK.
Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhërarreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.