Aktualitet Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare...

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sekuestrimin e llogarive të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Gjykatës Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton gjykata.