Këtë të mërkurë në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion i ka sekuestruar makinën e blinduar Durim Bamit. OFL më datë 8 shkurt, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sekuestroi në kushtet e emergjencës makinën e Bamit.
Më herët SPAK i dërgoi kërkesën Gjykatës kundër Korrupsionit për sekuestrimin e mjetit Audi, kërkesë e cila është miratuar sot.
Durim Bami njihet si “i forti” i Niklës, emër që trazoi gjatë edhe politikën shqiptare.
Më 3 mars të 2015 Bami u arrestua nga policia pas akuzave të ish-deputetit Tom Doshi, i cili pretendoi se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Bamit. Sipas Doshit, vrasja e tij ishte porositur kundrejt pagesës 500 mijë euro.
Në atë kohë, çështja u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por organi i akuzës ngriti akuzë “Kallëzim të rremë”. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”. Po sot, OFL sekuestroi 6 automjete luksoze në Vlorë.