Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, këtë të enjte, ish-deputetin Alqi Bllako të akuzuar për çështjen e inceneratorëve.
Mësohet se masa e sigurisë “arrest në burg” është zëvendësuar me “arrest shtëpie”.
Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.
Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës, ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.