Aktualitet Gjykata e Posaçme liron nga qelia Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme liron nga qelia Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, këtë të enjte, ish-deputetin Alqi Bllako të akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Mësohet se masa e sigurisë “arrest në burg” është zëvendësuar me “arrest shtëpie”.

Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës, ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.