Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për herën e tetë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për të zbutur masën e sigurisë.
E akuzuar për korrupsion, Hoxha ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se fëmijët e ish-gjyqtares nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas akt ekspertizës, përveç djalit të mitur i cili ka probleme të shëndetit mendor, edhe vajza e saj ka shfaqur probleme psikologjike. Megjithatë gjykata ka rrëzuar kërkesën e Hoxhës për të zbutur masën e sigurisë “Arrest me burg”.