Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ky i fundit kishte çuar çështjen në këtë gjykatë ndërkombëtare, pasi kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra.
Kjo padi u regjistrua në gjykatë në 22 nëntor të vitit 2019, dhe më pas Strasburgu solli pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.
Ardian Fullani u shkarkua në 2014 pasi u akuzua për shpërdorim detyre, pas zhdukjes së 713 milionë lekëve.
Më pas, Fullani u arrestua nga policia dhe gjykata e la në “arrest shtëpie”.
Në dhjetor të 2015-ës, Fullani u shpall i pafajshëm nga Apeli.