Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Dritan Goxhajt për të fituar lirinë.
Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë ku akuzohet për pengim të drejtësisë.
Ish-ushtarit të UÇK-së i ka përfunduar afati 40 ditë i masës së sigurimit dhe mbrojta pretendon se për aq kohë sa drejtësia e Kosovës nuk ka sjellë prova shtesë për ekstradim Goxhajt duhej që të fitonte lirinë.
Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.
Arrestimi i ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhajt nxiti protestë në Tiranë. Qytetarët kërkojnë lirimin e tij dhe paralajmëruan protestë tjetër në 12 Shtator