Aktualitet Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit...

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar. Më datë 19 mars, Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, sanitarja dhe i biri i saj nuk kanë pranuar akuzën, por vetëm gjykim në gjendjen që janë aktet.

Alda Klosi akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.