Bota Gjykata Europiane: Punonjësve mund t’u ndalohet shfaqja e simboleve fetare në ambientet...

Gjykata Europiane: Punonjësve mund t’u ndalohet shfaqja e simboleve fetare në ambientet e punës

Një vendim i fundit i Gjykatës Evropianë të Drejtësisë i jep të drejtë punëdhënësve në Bashkimin Evropian t’i ndalojnë punonjësit të veshin simbole të dukshme të besimeve të tyre politike, filozofike apo fetare.

Në vendimin e gjykatës shkruhet se “ndalimi justifikohet nga nevoja e punonjësve për t’u paraqitur tek klientët në mënyrë neutrale apo për të parandaluar konflikte sociale”.

Megjithatë, vendimi thekson se gjykatat në vendet anëtare mund të marrin parasysh “kontekstet specifike” të vendeve të tyre, dhe në veçanti dispozitat kombëtare në lidhje me mbrojtjen e lirisë së fesë.

Çështja u dërgua në gjykatë nga dy punonjëse gjermane, një mësuese dhe një arkëtare dyqani, të cilave u ishte kërkuar nga punëdhënësit e tyre të mos vishnin shami mbulimi gjatë orëve të punës.