Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi sot ta konsiderojë Rusinë përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit Alexander Litvinenko.
Litvinenko vdiq më 23 nëntor 2006, rreth dy javë pasi qe shtruar në spital me simptoma të rënda helmimi. Ai konsiderohet viktima e parë e shkaktuar nga sindroma e radiacionit prej agjentit kimik “polonium-210”.
Ish-spiuni i KGB-së pësojë një vdekje të gjatë në agoni, pasi u helmua në një hotel në Londër me këtë izotop të rrallë radioaktiv.
43-vjeçari punoi për Shërbimet Federale të Sigurisë (FSB), që ishte agjencia pasardhëse e KGB-së ruse, para se të arratisej për në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai u punësua nga inteligjenca britanike, MI6.
Në deklaratën e ndarë në shtyp nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thuhet përveç të tjerash se: “Prej kohësh, Vladimir Putin dyshohet ta ketë urdhëruar personalisht vrasjen e tij”, edhe pse kjo është mohuar nga Kremlin.
Litvinenko vdiq 3 javë pasi piu çajin jeshil të kontaminuar me helmin radioaktiv në Hotelin Millennium në Londër.
Para se të vdiste, Litvinenko tha: “Mund t’ia dilni të heshtni një burrë, por piskama e protestave nga e gjithë bota, z. Putin, do të jehojë në veshët tuaj për pjesën e mbetur të jetës.”
E veja e tij, Maria Litivinenko, ka akuzuar Kremlinin për vrasjen e të shoqit edhe pse jo Putinin personalisht.