48-vjeçari shqiptar Ralf Feruku, që u arrestua në aeroportin e Athinës të martën, sot është lënë i lirë nga gjykata greke.
Mediat greke raportojnë se ai është liruar me kusht pasi ka paguar garanci prej 10 mijë Eurosh.
Raportohet se Ralf Feruku e ka ditur që ndaj tij kishte urdhër-arresti nga policia greke për vrasje dhe se u kthye enkas nga Britania në Greqi për t’u përballur me akuzat.
Ralf Feruku, konsiderohet si mik i ngushtë i Alket Rizait. Ai akuzohet për shpërthimin me tritol të një makine tip Smart në vitin 2014 në rrugën që lidh Athinën me aeroportin, ku mbeti i vdekur një 35-vjeçar shqiptar.
Gjithashtu akuzohet për përfshirje edhe një sulm të armatosur në një lokal në lagjen “Glyfada” të Athinës, ku mbeti i vrarë një shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë.