Gjykata e Siros e shpalli fajtor Harry Maguire për të gjitha veprat penale kundër tij, me akuzat si dëm trupor, fyerje të një punonjësi policie si dhe përpjekja për të dhënë ryshfet. Edhe dy të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë.
Gjykata pranoi të ligjshme arrestimin e drejtuesit të Manchester United, ndërsa pas përfundimit të seancës së tyre, gjyqtarët vendosën një dënim me 21 muaj burg për Harry Maguire dhe 13 muaj për dy të pandehurit e tjerë.
Ioannis Paradissis, avokat i dy nga gjashtë policët e përfshirë në ngjarje i tha MailOnline se Maguire është një “turp” dhe “shpiku një tufë gënjeshtrash dhe nuk ka as guximin të kërkojë falje”
Paradissis tha: “Ai fyeu oficerët tanë të policisë dhe ai sëbashku me miqtë e tij plagosi tre nga ato. Policët u shtruan në spital pasi u dhunuan brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre”.
“Maguire dhe shokët e tij shpikën një histori rreth shqiptarëve që gjasme sulmuan motrën e tij. Kurrë s’kam dëgjuar gomarllëqe të tilla. Kjo është një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të shëmtuar duke fyer shqiptarët dhe policinë greke”, tha avokati.
Drejtuesi 27-vjeçar i Manchester United u arrestua së bashku me vëllanë e tij, Joe dhe mikun e tyre, Chris Sharman, pas incidentit me motrën e tyre në ishullin grek të Mykonos, ku ata ishin me pushime.
Të tre të pandehurit, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë u akuzuan për sulm dhe dhunë ndaj një oficeri policie. Vëllezërit u akuzuan më tej për përpjekje për dhënie ryshfeti dhe sulm verbal ndaj oficerëve të policisë. Maguire u përfaqësua nga avokati Alexis Anagnostakis, një nga më të njohurit në Greqi i kontraktuar nga Manchester United.
Sipas ligjit grek akuza për ryshfet ka një dënim maksimal deri në pesë vjet burg dhe gjobë. Maguire nuk mori pjesë në gjykim, por është shprehur se nuk është fajtor për akuzat e sulmit të rëndë dhe përpjekjes së ryshfetit të një oficeri policie.