Një referendum që synonte legalizimin e kultivimit të kanabisit në Itali është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi.
Në vendimin e publikuar të mërkurën gjykatësit thanë se ligji do ta kishte ‘detyruar Italinë të shkelte detyrimet e saj ndërkombëtare për të parandaluar trafikun e drogës’.
Por kritikët shprehen se gjykata kishte cenuar procesin demokratik, pasi peticioni arriti të mblidhte 630.000 firma, shumë më tepër se pragu i nevojshëm për të hapur në referendum mbi këtë çështje.
Në të njëjtën ditë, Gjykata Kushtetuese mohoi një referendum për eutanazinë, peticioni për të cilin mblodhi mbi 750.000 firma.
Benedetto Della Vedova, sekretar i partisë së qendrës ‘+ Europa’ tha se gjykata e kishte privuar Italinë nga debati publik dhe procesi elektoral për reforma që kanë të bëjnë me lirinë dhe përgjegjësinë.
Mbështetësit e referendumit besojnë se legalizimi i kanabisit, i cili sipas tyre është jo më shumë i dëmshëm se substancat e ligjshme si alkooli apo duhani, do të bënte të shmangte dyndjen në burgje dhe do të bënte që policia të përqendrohej në aksione kundër organizatave të dhunshme kriminale.