Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me çështjet që pritet të marrë në shqyrtim Gjykata Kushtetuese.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kim shprehet se çështje të rëndësishme janë duke ardhur. Ajo thekson se që nga dhjetori i viti 2020, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 raste dhe ka dhënë 25 vendime.
“Pas një paralize 3 vjeçare, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor 2020. Prej atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 raste dhe ka dhënë 25 vendime. Çështje të rëndësishme janë duke ardhur. Reforma në drejtësi është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara do të jenë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë tërësisht funksional”.
After 3 years of paralysis, Constitutional Court became functional Dec 2020. Since then, the Court has reviewed 100 cases & issued 25 decisions. Tough cases coming up. Justice reform is real. 🇺🇲 will be with 🇦🇱 until the justice system is fully functional. https://t.co/UyNPrn81Ry
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 21, 2021