Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar sot Kuvendin që të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve të opozitës për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Në një dalje për mediat, kryetarja Holta Zaçaj, i kujtoi Kuvendit se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund t’i vërë në diskutim. Për këtë arsye, Kushtetuesja njofton Kuvendin se duhet të zbatojë këtë vendim pa asnjë vonesë.
Sipas kryetares së GJK Holta Zaçaj “asnjë organ nuk ka të drejtë të vërë në diskutim apo të mos zbatojë vendimet që merr Gjykata Kushtetuese”.
“Më datë 11 Prill 2024, Kuvendi ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke mos zbatuar nenin që e parashikon se vendimet janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese ashtu dhe me atë arsyetuese të vendimit. Detyrimi i takon Kuvendit për të çuar në gjykatë nocionin e 1/10 të deputetëve për mos pajtim të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kuvendi mbart detyrimim për ekzekutim pa vonesë të vendimit”, tha Zaçaj.
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë vendosi më 11 prill 2024 që të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj.