Aktualitet Gjykata lë në burg Alfred Debreshin, i vuri tritol makinës së vëllait

Gjykata lë në burg Alfred Debreshin, i vuri tritol makinës së vëllait

Elton Debreshi

Gjykata e Shkallës Parë në Dibër ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Alfred Debreshi akuzohet se është autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në makinën tip “Mercedes Benz” në pronësi të vëllait të tij Elton Debreshit, i cili aktualisht është kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka prova dhe përgjime ambientale që ngrenë dyshime se ngjarja është inskenuar nga të dy vëllezërit me qëllim që ta përdornin atë për të kërkuar azil jashtë shtetit.