Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën.
Gjyqi u zhvillua të enjten, në orën 11:00.
Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer.
Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet.
Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.