Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 7 mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik.
Në sallën e gjyqit kanë mbërritur 6 prej tyre, ndërsa ish-specialistja e QSUNT e akuzuar për “shpërdorim detyre” Drilona Kishta ndodhet në SHBA prej kohësh.
Në përfundim të seancës plenare, mjekja Alketa Pere thotë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime, për një Alketë tjetër. Gjithashtu, edhe një farmacist, i përfshirë në skandal, thotë se nuk njeh asnjë nga mjekët.
“Nuk isha unë në ato mesazhe, por administratorja Alketa Ilo”, tha mjekja.
“Roli i farmacistit është humanist, nuk njoh asnjë person, nuk e njoh si mjek”, tha një farmacist.
Masat
-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre
-Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialiste pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie” – Fshehje e të ardhurave