Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse, Svetlana Timofeeva.
Ky vendim është kundërshtuar nga avokati i saj Sajmir Vishaj, sipas të cilit, është e papranueshme dhe tërësisht në shkelje ligji që tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve.
“Afati i paraburgimit të Timofeevës ka skaduar në 20 shkurt. Kishim bërë kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit ndërkohë jashtë afateve Prokuroria kërkoi zgjatje afati. Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e Gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshme”.
Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit.