Gjykata e Tiranës ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Në fund të nëntorit, policia e arrestoi për shfrytëzim prostitucioni.
Hermes Nika siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.