Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ajo i ka vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do të mbyllen hetimet.
“Unë di që gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund, deri më 10 mars. Kam mbajtur mbi kurriz akuza nga më të rëndomtat dhe skandaloze”, deklaroi Tahiri për mediat pas daljes nga gjykata.
Ish-Ministri e ankimoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij më 28 Janar. Ai kërkoi që çështja në ngarkim të shkonte në gjykatë, pasi vendimi për shtyrjen e afateve sipas tij ishte i pabazuar në ligj dhe në prova.
Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.