Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë sërish në burg Mihal Kokëdhimën, i cili sulmoi gjatë muajit gusht një grup turistësh spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij në Porto Palermo.
Kokëdhima kërkoi lehtësim të masës së sigurisë me garanci pasurore prej 800 mijë lekësh, gjë të cilën gjykata e ka hedhur poshtë.
Ai kërkoi lirimin nga paraburgimi edhe më parë me argumentin se ishte sëmurë, gjë të cilën gjykata ia kishte refuzuar.
Mihal Kokëdhima u arrestua në fund të muajit gusht për shkak se sulmoi një grup turistësh, të cilët refuzuan shërbimin nga restoranti i tij duke tentuar të largohen.
Kjo nuk i pëlqeu pronarit të restorantit, i cili i kërkoi të paguanin tavolinën duke i dhunuar më pas klientët.