Gjykata në Volos ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke rikthyer në qeli Fatmir Talellarin, shqiptarin i cili vrau me armë zjarri kunatin e tij, pasi ky i fundit prej vitesh abuzonte me të bijën.
50-vjeçari u la javën e shkuar në arrest shtëpie, megjithatë ky vendim u ankimua nga organi i akuzës.
Fatmir Talellari ekzekutoi me armë zjarri 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi e bija 18-vjeçare, të cilën e kishte me gruan e parë, i rrëfeu se ai e kishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe e kishte përdhunuar kur ishte vetëm 12-vjeçe.
Përveç kësaj, ai e shantazhonte me video intime se do ta nxirrte në internet duke i zhvatur në këtë mënyrë para.