Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Tashmë pritet që oficerët e policisë të mbërrijnë në shtëpinë e ish-deputetit për ta prangosur.
Bllako la mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
SPAK e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e inceneratorëve.
Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, ndërsa dje pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.