Seanca e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës është shtyrë më 5 janar në apelin e GJKKO-së.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Gjykata e Posaçme e Apelit ka gjobitur avokatin Gentian Rumano. Ndërkohë, Çela ka kërkuar përjashtimin e kryesueses së trupës gjykuese Daniela Shirka, por kërkesa e tij është refuzuar.
Në përfundim të seancës ish-ministri i Brendshëm nuk ka pranuar të komentojë për mediat. Tahiri akuzohet për trafik droge, por gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg të konvertuara në 3.4 vite shërbim prove.
Dosja e Tahirit dhe Çelës është dërguar në Apel nga Gjykata e Lartë pas vendimit të kësaj të fundit.