Aktualitet Gjyqtari i KPA-së, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

Gjyqtari i KPA-së, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehjen e pasurisë dhe është dënuar me një vit burg.

Ai nuk rrezikon të shkoje në qeli, pasi gjykata i pezulloi dënimin me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

SPAK e akuzoi atë se nuk ka deklaruar të ardhurat nga puna si avokat, duke e ngarkuar me përgjegjësi penale për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.

Hajdari është anëtari i dytë i KPA-së, institucionit më të lartë të procesit të vetingut që gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe vijon i pezulluar që prej shkurtit të këtij viti.

Më herët, dy shkallë të Gjyqësorit gjetën fajtor Luan Dacin për falsifikim dokumentesh, teksa beteja e tij vijon ende në Gjykatën e Lartë ku kërkon pafajësi.