Sport Gjyqtari i përlotur nga gafa, zbuloni veprimin e pabesueshëm të Ibrahimovic me...

Gjyqtari i përlotur nga gafa, zbuloni veprimin e pabesueshëm të Ibrahimovic me të

Gjyqtari Serra e gjykoi me gabime të rënda ndeshjen mes Milanit dhe Spezias, por në fund të lojës as lojtarët dhe as trajneri i kuqezinjve nuk vendosën të zemërohen dhe shpërthejnë kundër tij.

Siç tregon “Corriere della Sera”, në fund të ndeshjes gjyqtari ishte dukshëm i tronditur dhe i përlotur për gabimin e bërë.

Zlatan Ibrahimovic, së bashku me 3-4 bashkëlojtarë të tjerë kuqezinj, madje vendosën të ndaleshin me të për ta ngushëlluar, duke i thënë se të gjithë gabojnë, edhe ata si futbollistë. Tani për arbitrin e ri sigurisht që do të ketë një pezullim të gjatë.

Ndërkohë, Shoqata Italiane e Arbitrave (AIA) i ka kërkuar falje Milanit pas gabimeve të arbitrit Marco Serra, në ndeshjen që kuqezinjtë e humbën në San Siro ndaj Spezias, me rezultatin 1-2.

Ndjesa e drejtuesve të arbitrave në Itali erdhi pasi edhe vetë gjyqtari i ndeshjes kërkoi falje te lojtarët në fushë, për arsye se nuk la avantazhin në një sulm të Milanit, që përfundoi në gol, por akordoi goditje dënimi.

Por, pavarësisht se arbitri e kuptoi gabimin, pritet një pezullim i gjatë për të, edhe për faktin që nuk pa në fushë një penallti flagrante për kuqezinjtë, por u desh ndërhyrja e VAR-it.

Ndjesa e kërkuar ndaj Milanit është ngjarje e rrallë, pasi në Serinë A ka shumë vendime polemike për të cilat nuk kërkohet ndjesë kurrë, madje mbrohen me fanatizëm nga AIA.