Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.
Toska ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetares Holta Zaçaj, ku ka arsyetuar se largohet për arsye personale.
Toska u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetueses në nëntor të vitit 2019.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, por me ikjen e Toskës mbetet me 8 gjyqtarë.
Ata janë: Holta Zaçaj (kryetare), Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini.
Tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese emërohen nga Presidenti, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre të tjerë nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.
Kujtojmë se Elsa Toska ishte një prej anëtareve që u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë.