Kiara është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi publiku vendosi që të rikthente 4 banorë të eleminuar.
Megjithatë, duket se moderatorja zgjodhi një tjetër “Kiarw” për të shfaqur këtë herë, teksa debatoi edhe me Efin. Nga ana tjetër edhe publiku nuk e ka pritur shumë mirë këtë sjellje të saj dhe i ndikuar dhe nga gjuha e opinionistëve ka reaguar me komente negative për moderatoren.
E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme ishte Ema Shazivari, kushërira e Kiarës, e cila zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.
“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën, por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”, tha Shazivari.