Në 40-vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje, Franca është ende e ndarë në lidhje me këtë vendim. Më 18 shtator 1981, në Francë u hoq dënimi me vdekje, pas 200 vitesh aktivizëm kundër tij. Presidenti socialist në atë kohë, François Mitterrand, e mbështeti këtë vendim, por sot rreth 50 përqind e publikut francez duan rikthimin e tij, raporton France 24.
Kur Asambleja Kombëtare Franceze votoi për heqjen e dënimit me vdekje 40 vjet më parë, më shumë se 60 për qind e popullsisë e mbështeste dënimin kapital. Por në atë kohë Mitterrand i qëndroi premtimit që kishte bërë në fushatë, pavarësisht kostos politike.
“Jam kundër dënimit me vdekje … Nuk më duhet të lexoj sondazhe të opinionit që thonë të kundërtën”, pati deklaruar Mitterand.
Njeriu që nxiti projektligjin për heqjen e ekzekutimeve ishte një nga avokatët më njohur të Francës, Robert Badinter, i cili u bë ministër i Drejtësisë menjëherë pasi Mitterand mori detyrën.
Ai tha se ai ndëshkimi me vdekje ishte bërë i pakonceptueshëm, përfshirë edhe rasti i klientit të tij, Roger Bontems, i cili u ekzekutua për bashkëpunim në një grabitje të armatosur që kishte përfunduar me vrasje.
Asambleja Kombëtare miratoi ligjin për heqjen e dënimit më 18 shtator 1981 me 363 vota pro dhe 117 kundër.
Francezët mbeten të ndarë për dënimin me vdekje 40 vjet më vonë. Sondazhet e opinionit që tregojnë se rreth gjysma e të anketuarve thonë se duhet të rivendoset.