Maji i cilësuar si muaji erëmirë, për shkak të lulëzimit të shumë luleve e pemëve është ndarë në dy pjesë përsa i përket parashikimit meteorologjik.
Pjesa e parë do te jetë e freskët dhe me reshje.
“Nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri ne 40 milimetër”, tha Adiola Bani, Meteoalb.
Java që vjen do të jetë e freskët.
Nga e marta në të enjte do të kemi një pauzë të reshjeve.
“E hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë”, tha Adiola Bani, Meteoalb.
Po kur do të marrë ngjyrat e pranverës maji?
“Gjatë 15 ditëshit të dytë do të kemi ditë me diell e temperatura që do të ngjiten deri në 30 gradë”, thotë Adiola Bani, Meteoalb.