Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës këtë të premte pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A.H., u arrestua në flagrancë pasi kundërshtoi dhe qëlloi efektivin e policisë.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës Policie”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu policia e kryeqytetit bën me dije se këtë të premte u arrestua dhe një i mitur 17-vjeçar, pasi shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan gjithashtu shtetasin K. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.