Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj.
Nga vajza e ëmbël me flokë të gjatë dhe grim të thjeshtë, ajo është shndërruar në të parën në Shqipëri që përqafoi trendin e ri të flokëve, “mullet”.
E veshur me një braletë të zbukuruar me gurë të ndritshëm dhe tuta deri pak sipër gjurit në ngjyrë të zezë, me të njëjtin dizajn me gurë, Xhensila zgjodhi një vaskë për të pozuar.
Pjesë e veshjes është edhe një aksesor në formën e një vathi nga fillimi në fund të veshit, sërish me gurë.
Komentet janë shumë pozitive për këngëtaren. Të gjithë e komplimentojnë për pamjen e re, ndërsa nuk kanë munguar as krahasimet me personazhin e Tokios, nga seriali i njohur “La Casa de Papel”.