Policia italiane ka kryer të martën një operacion në shkallë të gjerë në veri të Brazilit, i fokusuar në aktivitetin e një anëtari të mafies siçiliane Cosa Nostra, që çoi në sekuestrimin e 50 milionë eurove.
Falë këtij operacioni u arrestua një biznesmen siçilian, banor i qytetit brazilian Natal, i dyshuar si i përfshirë në pastrim parash.
Giuseppe Bruno përballet me akuza për zhvatje, pastrim parash dhe bashkëpunim me një organizatë mafioze, sipas një deklarate të policisë ekonomike italiane të bërë publike në Palermo.
Autoritetet konfiskuan 50 milionë euro burime dhe pasuri të tjera që u përkisnin 17 individëve. Këta persona akuzohen gjithashtu për bashkëpunim me një organizatë mafioze, zhvatje dhe pastrim parash përmes kompanive.
Dymbëdhjetë kompanive në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe hotelerisë ju sekuestruan asetet e tyre në Brazil, ndërsa pati bastisje në pjesë të ndryshme të Italisë dhe Zvicrës.
Biznesmeni sicilian dyshohet se është bashkëpunëtor i mafiozit të njohur sicilian Giuseppe Calvaruso, i cili u arrestua në vitin 2021, pasi zbriti nga avioni që u kthye nga Brazili për në qytetin e Siçilisë dhe u dënua më pas në dhjetor 2022 me 16 vjet burg.