Ekonomia e Kinës ka vazhduar të ngadalësohet në tremujorin e fundit të vitit 2018, treguan shifra zyrtare, duke rritur frikën për ndikimin në ekonominë globale.
Gjatë tre muajve të fundit deri në dhjetor, ekonomia u rrit 6.4% nga 6.5% që ishin në tremujorin e fundit të 2017.
Gjatë gjithë vitit, Kina shënoi një rritje ekonomike 6.6%, shkalla më e ulët e saj që nga viti 1990.
Të dhënat ishin në përputhje me parashikimet, por theksojnë shqetësimin e fundit rreth dobësimit të rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Shkalla e zgjerimit të Kinës ka ngritur shqetësime rreth ndikimit të mundshëm në ekonominë globale. Lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara ka shtuar pasigurinë.
Shifrat zyrtare të hënën treguan ritmin më të dobët të rritjes tremujore që nga kriza globale financiare.