Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal të shpërndarjes së kanabisit dhe kokainës në qytetin e Elbasanit. 10 persona janë arrestuar ndërsa një vajzë është proceduar në gjendje të lirë.
Të arrestuarit janë E. B. 36 vjeç, G.M. 28 vjeç , A.C. 38 vjeç, E.Q. 27 vjeç, V.C. 22 vjeç, R.A. 23 vjeç, E.Q. 17 vjeç,
A.B. 20 vjeç, A.B. 20 vjeç dhe A. B. 26 vjeç.
Ndërsa shtetasja K.P. banuese në Elbasan, në bashkëpunim me të arrestuarit dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q., si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. Q., dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete, 1 motoçikletë, 10 telefona celular, 1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”.