Aktualitet Goditet me sende të forta polici në Gjirokastër, shpallet në kërkim autori

Goditet me sende të forta polici në Gjirokastër, shpallet në kërkim autori

Dhunohet një efektiv policie në Gjirokastër.

Mësohet se polici Sokrat Muho është goditur me mjete të forta dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.