Një 30-vjeçar shqiptar dyshohet se ka sulmuar me thikë një person tjetër në një apartament në qytetin e Vjenës.
Mediat austriake duke cituar policinë shkruajnë se një burrë 30-vjeçar, me profesion jurist në Shqipëri, u pa me gjurmë gjaku në trup por i pa lënduar, teksa dilte nga apartamenti ku ndodhi plagosja.
I plagosuri nga ana tjetër ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në banesë u gjet thika me të cilën u krye sulmi si dhe u arrestua juristi shqiptar.
30-vjeçari u dërgua në burg për një kohë të pacaktuar me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës.
Zyra e Policisë Kriminale në Vjenë, mori përsipër hetimin dhe pritet marrja në pyetje të plagosurit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.