Policia spanjolle ka zbuluar atë që besohet se është trafiku më i madh i kokainës në Europë duke arrestuar 61 të dyshuar dhe duke sekuestruar rreth katër tonë kokainë.
Policia konfirmoi sot se 61 personat e ndaluar ishin kryesisht nga Ballkani dhe se, përveç kokainës, u sekuestruan edhe 2,5 tonë marijuanë dhe sasi e madhe parash.
Hetimi u krye nga autoriteti policor evropian, Europol, dhe përfshiu oficerë nga Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Kolumbia dhe SHBA-ja.
Arrestimet u bënë në qytetet spanjolle të Madridit, Barcelonës, Malagës, Tarragonës, Gironës dhe Valencias.
Trafikantët kontrabanduan sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe e shpërndanë atë në të gjithë kontinentin.
Konfiskimi ndodhi kur një dërgesë prej 1,25 tonësh kokainë, e sjellë në Evropë me anije nga Brazili, mbërriti në Spanjë.
Policia theksoi se ”hetimi ishte i vështirë pasi anëtarët kryesorë të grupit ishin përherë në lëvizje, nuk jetonin askund përgjithmonë dhe udhëtonin shpejt nga një vend në tjetrin”.