Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij dhe kryeplaku i fshatit në Gjyshaj të Lushnjës.
Sipas policisë, familjarët e kanë gjetur viktimë mbrëmë rreth orës 22:00.
Nga hetimet paraprake të policisë, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.